Kosovari, si restauroi shtepine e Zekateve
Blerim Kore
Drugdhendesi kosovar, Rexhep Balaj, do te mberrinte ne qytetin e gurte te Gjirokastres disa muaj me pare, per te realizuar disa punime restauruese ne shtepine karakteristike te Zekateve. Ne avlline e gurte, me sakice ne dore, ai sillet rrotull trungut te bredhit, per t'i dhene atij formen e deshiruar. Goditjet e sakices mbi trungun e shtrire pergjate pllakave te gurta jane ritmike dhe plot energji, si te doje t'i jape drurit dicka nga gjalleria e pazakonte per moshen qe reflekton kosovari.
Rexhep Balaj eshte pjese e grupit te restauratoreve nga vende te ndryshme te Ballkanit, qe punojne ne qytetin e gurte per kthimin ne identitet te disa prej shtepive karakteristike. "Jam nisur nga Kosova me deshiren per dhene edhe une nje pjese te punes sime per te mbajtur ne kembe keto shtepi te gurta", thote ai. Prej 40 vjetesh, Rexhepi punon si drugdhendes ne qytete dhe zona te ndryshme te Kosoves. Dalta e tij ka gdhendur me dhjetera zbukurime dhe ornamente ne tavanet dhe dyshemete prej druri te kullave kosovare. "Kete zanat e kemi pasur tradite familjare", pohon drugdhendesi gjate bisedave ne momentet e clodhjes.
"Kur nje miku im, arkitekt, me tha se nga Kosova do te nisej nje grup per te restauruar disa shtepi muze ne Gjirokaster, mendova te perfshihesha ne te", thote Rexhepi, ndersa qendron rreze mureve te gurta te shtepise se Zekateve per t'u clodhur disi. "Keto shtepi te larta, te ndertuara me gure, perngjasin shume me kullat tona madje edhe disa mjedise te brendshme i kane pothuajse te njejta", Per te, edhe qyteti ishte vendosur ne rreze te malit, ashtu si mjaft qytete ne Kosove. "Perpiqem qe materiali i ndertimit dhe menyra e punimit te jete e njejte me ate te ndertuesve te saj, qe restaurimi qe do te bej te bjere sa me pak ne sy", shpjegon Rexhepi. Sakica e tij i jep formen trareve te bredhit qe do te vendosen ne dyshemene e drunjte. Si nje drugdhendes me pervoje me dalte dhe cekic ne dore, ai i bente vend trarit te ri mes dyshemese shekullore te Zekateve. Ne perfundim, ndersa ndihej i kenaqur nga puna, pyet sinqerisht: "A ka bujtur ndonjehere baca Ise ne Gjirokaster?"
Kulla qe u dogj ne vitet e qendreses
"Shtepia ime, ne Ishiq, te Decanit, eshte e rrethuar nga pyjet dhe te jesh drugdhendes ne ato zona eshte nje zanat mjaft i preferuar". Rexhepi shpjegon se gjithcka ne fshatin e tij te lindjes behet me dru, djepet e femijeve, dhomat e kullave, krevatet e nuseve. Pa e fshehur krenarine, ai pohon se edhe dalta e tij ka qene pjese e punes per ndertimin e kullave, apo dhuratave te punuara ne dru per ditelindje apo martesa. Por, puna qe i kishte lene mbrese te vecante ishte restaurimi i kulles muze te Osdautajve ne Decan. "Puna per kthimin ne muze te dhomave te brendshme te kulles ishte nje kenaqesi e vecante, qe nuk kam per ta provuar me ne jeten time", thote drugdhendesi Rexhep. "Kulla eshte djegur disa here gjate qendreses kosovare, por e vecante eshte se ne te ka bujtur edhe baca Ise". Syte i merrnin nje shkelqim te vecante 65-vjecarit, ndersa rrefente se ne kullen e restauruar prej tij kishte qendruar Isa Boletini.