Kosova e pavarur dhe ekonomia
A do te jete nje Kosove e pavarur ne gjendje qe te mbijetoje vete? Banka Boterore shpreson se vendi do te jete ne gjendje per te mbeshtetur vetveten permes burimeve te saja te linjitit. Disa ekonomiste nuk jane te bindur se kjo do te jete kaq e lehte. Gjithcka mund te ndodhe me 17 Shkurt. Vezhguesit jane duke pritur qe Kosova te deklaroje pavaresine e saj te dielen. Pavaresia do t'i jape shumices shqiptare ate per te cilen ajo ka enderruar: shkeputja nga Serbia.
Megjithate, prapa gjithe ketyre shpresave dhe optimizmi qe jane ne krahine perpara shpalljes se pavaresise, ka akoma disa paqartesi mbi ate nese Kosova - e njohur gjate Luftes se Ftohte si "shtepia e varfer e Jugosllavise" - do te jete per te mbeshtetur vetveten ekonomikisht si nje shtet i ri nacional.
Edhe sot, Kosova konsiderohet si nje prej rajoneve me te varfra ne Evrope. Sipas Bankes Boterore, paga vjetore mesatare per popullsine eshte 1243 euro. Llogaritet se 37% e popullsise jeton ne varferi dhe jeton me me pak se 1,42 euro ne dite. Akoma me tronditese, 15% duhet te kaloje me akoma me pak, nje mesatare vetem prej 93 cent ne dite per te jetuar, duke e bere kete perqindje te popullsise brenda percaktimit te Bankes Boterore per varferine ekstreme. Ata te cilet vuajne me shume jane me te dobetit: femijet, pleqte, familjet pa meshkuj ne familje, sakatet, te papunet dhe minoritetet etnike jo-serbe te tille si rome. Midis te rriturve te skamur, 6% jane analfabete.
Krahina e varfer injoron faktet
Si mundet nje vend i tille te mbijetoje ekonomikisht? Skepticizmi rritet po te kihet parasysh parashikimin per pavaresine e afert. "Separatistet injorojne realitetet ekonomike", shkruante ne nje koment ne "The Wall Street Journal", me daten 9 shkurt, Ruth Wedgewood, nje profesor i te drejtes nderkombetare dhe diplomacise ne Universitetin John Hopkins ne Baltimore.
Wedgwood eshte nje prej atyre qe mendon se Kosova ka per te fituar pak prej pavaresise. "Kosova ka linjit, grafit dhe nje fuqi punetore, por ajo ndodhet ne nje cep te Evropes, ku vetem pak turiste kane shkuar ndonjehere", shkruan ajo. Politikisht, shton ajo, nuk ka asnje nevoje per Kosoven qe te vazhdoje tani me pavaresine qe Sllobodan Milloshevici nuk eshte me ne pushtet.
Franz Kaps, i derguar special i Bankes Boterore ne Evropen jugore, deri ne maj te vitit te kaluar, i shikon gjerat me terma me pak pesimiste. Tani nje keshilltar i pavarur ne banke, Kaps beson se jane rezervat e linjit te Kosoves qe do te ndihmojne per te mbeshtetur tranzicionin e saj drejt nje shteti te pavarur dhe me tej.
Kerkesa per energji nje litar shperthimi per Kosoven?
Evropa jugore, parashikon Banka Boterore, do te kete nevoje per energji shtese me me shume se 4,5 gigawatt nga 2012. Kosova qendron mbi nje rezerve te llogaritur prej 15 miliarde tone linjit. Potenciali per furnizimin dhe kerkesa eshte e dukshme ne keto shifra paraprake, por gjendja e industrise se linjitit ne Kosove duhet te permiresohet ne menyre radikale nese shteti i ri duhet te jete furnizuesi kryesor per kete energji shtese.
"Nese kjo do te ndodhe, Kosova mund te behet edhe nje eksportues i energjise", thote Kaps. Megjithate, zhvillimi i industrise se Kosoves mund te ndodhe vetem pas marredheniet politike dhe juridike do te jene me te qendrueshme. "Faktori me i rendesishem stabilizues do te jete qe Kosova dhe Serbia do te sillen ne BE", shtoi ai. Derisa Kosova te ece me kembet e veta, vendit i duhet te mbeshtetet te ndihma nga jashte kufijve te tij. Parate te cilat vijne prej kosovareve nga vendet e tjera eshte burimi kryesor i te ardhurave per krahinen. Sipas vleresimeve, rreth 450 milione ne vit te ardhura prej diaspores kosovare. "Ky eshte burimi tradicional i ndihmes ekonomike te Kosoves", thote Karl Kaser, nje profesor per historine e Evropes juglindore ne Universitetin e Gracit, ne Austri.
Donacionet dhe mbeshtetja e BE mund te jete kyci
Kaser mund te kujtoje nje kohe kur ky fluks parash ishte akoma edhe me i madh. Ne fillimin e viteve 1980, ai vizitoi rajonin dhe njoftoi per nje fluks parash, qe vinin prej veriut te Jugosllavise drejt jugut. "Ne ate kohe, krijohej pershtypja se cdo gje ishte duke u permiresuar", thote Kaiser. "Kudo atje kishte shtepi te reja dhe kishin filluar te ndertoheshin hotele. Por atehere, ne 1989, filluan problemet politike".
Kaser beson se do te jete e pamundur per Kosoven te mbetet pjese e Serbise. Nje pjese e madhe e popullsise se Kosoves deshiron pavaresine. Por, me pavaresine, vendi i ri duhet te harroje ndonje lloj ndihme nga Beogradi. "Serbia e ka bere te qarte se ajo nuk do te investoje ne nje Kosove te pavarur", thote Kaiser. E ardhmja ekonomike e Kosoves eshte te BE dhe krijimi i nje qeverie te qendrueshme, shtoi ai.
Per Kosoven zhvillimi i nje industrie linjiti te afte per te mbeshtetur vendin e re, do te kete nevoje per te terhequr investitore te huaj. Megjithate, Kaise druhet se ndonje investitor do te vije per te hedhur shpejte parate dhe qe ndonje fitim do te jete larguar shpejt jashte vendit.
Me gjithe pasigurine dhe kuptueshem edhe kohet e veshtira perpara, Kaiser shikon perpara me optimizem drejt nje Kosove te pavarur. "Nese ju shikoni situaten, thote ai, ajo vertet qe mund te shkoje per mire".
Marre nga "Deutsche Welle"