E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beckham, më i pasuri

Sipas magazinës Forbes, David Beckham ende kryeson në renditjen e futbollistëve më të pasur në botë. Mesfushori 35 vjeç përfiton 30 milionë euro në vit, kryesisht nga sponsorët si Adidas, Giorgio Armani dhe Motorola.

Mirëpo, ai pritet të humbë një shumë të konsiderueshme këtë vit për shkak se do të mungojë në Kampionatin botëror nga lëndimi. Ylli portugez, Cristiano Ronaldo është i dyti me 22 milionë euro në vit. Sponsorët kryesorë të tij janë Nike, Coca-Cola dhe sikurse Beckham, Giorgio Armani.

Plejmejkeri brazilian, Leite Kaka – bashkëlojtar i Ronaldos në Real – është i treti me përfitim prej 17.5 milionë eurosh në vit. Pas tij gjendet Ronaldinho, po ashtu me 17.5 milionë euro në vit. 30-vjeçari i cili luan për Milanin, ishte futbollisti më i mirë në botë më 2004 dhe 2005.

Pesë pozitat e para kompletohen nga sulmuesi francez, Thierry Henry, i cili përfiton 16 milionë euro në vit. Sulmuesi i Barcelonës ka marrëveshje me sponsorët Reebok, Gillete dhe Pepsi.

Aktualisht futbollisti më i mirë në botë, Lionel Messi është i gjashti me 14 milionë euro në vit. Pas tij gjenden dyshja e Chelseas, Frank Lampard (12) dhe John Terry (11). Top 10 kompletohet nga sulmuesi i Barcelonës, Zlatan Ibrahimoviç (11) dhe kapiteni i Liverpoolit (10.5).

Futbollistët më të pasur:

1 David Beckham 30 milionë €
2 C. Ronaldo 22
3 Leite Kaka 17.5
4 Ronaldinho 17.5
5 Thierry Henry 16
6 Lionel Messi 14
7 Frank Lampard 12
8 John Terry 11
9 Zlatan Ibrahimoviç 11
10 Steven Gerrard 10.5

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›