E Shtunë, 31 Tetor 2026

Drenthe akuzon Messin për racizëm

Royston Drenthe ka zbuluar se kohë më parë, kur luante në Hercules, futbollisti më i mirë në botë, Lionel Messi i kishte thënë ‘zezak’, pasi katalunasit po humbnin 2:0 në atë takim.

“Përshëndetje zezak, më ka thënë disa herë gjatë ndeshjes, ndërsa pas saj nuk ma ka zgjatur dorën fare”, tregoi për ‘Nu Sport’ futbollisti holandez, i cili në atë kohë ishte huazuar nga Real Madridi.

25 vjeçari njoftoi për këtë ngjarje pas më shumë se një viti, por duket e çuditshme që një lojtar i kalibrit të Messit të ‘rrëshqasë’ në këtë mënyrë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›