E Shtunë, 31 Tetor 2026

Drenthe preferon Evertonin

Royston Drenthe dëshiron të mbetet në Everton.

Mesfushori holandez aktualisht është i huazuar në klubin anglez nga Real Madridi, deri në fund të sezonit. 24 vjeçari thotë se është përshtatur në Premierligë, ku preferon të qëndrojë gjatë.

“Premierliga është mjaft e ndryshme nga La Liga. Gjithçka është më e vështire, por jam duke u përshtatur. E kam ndjenjën se futbolli anglez është ekzakt ai ku duhet të qëndroj”, u shpreh Drenthe.

Përfaqësuesi holandez ishte huazuar vjet në Hercules, ndërsa gjatë verës ka mundësi që klubi madrilen ta shesë përfundimisht.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›