E Shtunë, 31 Tetor 2026

Racistët e bëjnë të qajë djalin e Juanit

E diela ishte e kobshme për mbrojtësin Juan. Braziliani i Romës e ka humbur derbin e kryeqytetit dhe është lënduar, por lëndimi më i rëndë është tjetër: brohoritjet raciste ‘buuu’ nga ana e tifozëve të Lazios.

Djali i tij, Joao Lucas, 6 vjeç, ishte prezent në stadiumin Olimpico me nënën e tij, Monick, ndërsa ka filluar të qante.

Futbollisti 33 vjeçar është në skadim të kontratës dhe në fund të sezonit mund të rikthehet në Brazil.

Ai shpreson që ta krijojë një kulturë të re të integrimit të gjeneratave të së nesërmes. Ai shpreson që thirrjet raciste ndaj tij të mos përsëriten më.

Për këtë, Lazio është gjobitur me 20 mijë euro. Juan është ndier keq, por megjithatë e vazhdoi lojën, derisa u detyrua të dilte, për shkak të lëndimit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›