Drews: Sulmet e serbëve ishin terroriste

Komandanti i KFOR-it, Erhard Drew
Komandanti i KFOR-it, Erhard Drew, ka përgëzuar ushtarët e tij, të cilët përballë sulmeve të grupeve kriminale serbe janë treguar të durueshëm dhe profesionistë.
KFOR-i ka qenë mjaftë tolerant me serbët në veri. Ata që kanë sulmuar ushtarët e KFOR-it kanë qenë terroristë dhe kriminelë, ka theksuar komandanti i KFOR-it, Erhard Drews, gjatë një vizite në Gjakovë.
Ai ka deklaruar se, nuk pret përkeqësim të situatës në veri. /Bota Sot/
Përgatiti: E.L