E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mali i Zi i vë kushte Kosovës për ambasadën

Filip Vujanoviç / Foto arkiv

Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviç, ka deklaruar se nuk do të nënshkruajë vendimin për emërimin e ambasadorit të këtij shteti në Kosovë, dhe as nuk do të pranojë letrat e akreditimit të ambasadorit kosovar në Podgoricë, po qe se në Kosovë nuk njihen malazezët si pakicë kombëtare.

Vujanoviç u ka thënë gazetarëve se ka premtime të fuqishme nga ana e presidentes kosovare Atifete Jahjaga se çështja e statusit të malazezëve do të zgjidhet së shpejti.

Presidenti i Malit të Zi ka thënë se deri në atë kohë nuk do të ketë shkëmbim ambasadorësh mes Malit të Zi dhe Kosovës.

Mali i Zi e ka njohur pavarësinë e Kosovës në tetor të vitit 2009. /REL

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›