E Shtunë, 31 Tetor 2026

Keshilli i Ministrave vendim per pasurite e paluajtshme

Në mbledhjen e tij të fundit Këshilli i Ministrave vendosi se si do të procedohet për mënyren e lëshimit të dokumentave nga zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme . Sipas këtij vendimi për dorëzimin e një kërkesë do të jetë vetë pala e interesua ose, përfaqësuesi i saj, në këtë rast noteri, të cilët mund të depozitojnë kërkesën pranë zyrave të regjistrimit të pasurive të paluajtshme . Në formularin e kërkesës, pala e interesuar shënon emrin, mbiemrin, adresën e saktë numrin e telefonit dhe adresën e postës elektronike. Menjëherë të dhënat hidhen në regjistrin elektronik të përpunimit të kërkesave dhe në bazë të datës së dorëzimit, caktohet edhe data kur kërkesa do të merret në shqyrtim si dhe caktohet një numër identifikimi për kërkesën dhe kod sigurie , me anë të të cilit mund të verifikohet gjendja e trajtimit të kërkesës. Regjistri elektronik i përpunimit të kërkesave garanton trajtimin e praktikave sipas radhës së paraqitjes së kërkesave. Sipas ndërhyrjeve në ligj parashikohet që pala e interesuar të marrë një përgjigje lidhur me kërkesën e saj në një periudhë prej 15 ditësh . nëpërmjet informatizimit të regjistrit të të dhënave, garantohet dhe përbërja e kërkesës së personit të interesuar, duke bërë kështu të pamundur abuzimin nga ana e punonjësve të zyres së regjistrimit. Personat e interesuar sakaq, nëpërmjet sistemit postar, brenda afatit të përcaktuar, marrin edhe përgjigjen nga zyra e regjistrimit. Përsa i përket pagesës për shërbimet e përfituara nga zyra e regjistrimit të pasurive, personat e interesuar nuk do të bëjnë më pagesa në dorë, por do depozitojnë vlerën e faturës në bankë, në numrin e llogarisë së zyrës. Po ashtu gjatë mbledhjes të së mërkurës së Këshillit ministror , me kërkesë të ministrit të Drejtësisë, u vendos edhe Krijimi i sistemit elektronik për ruajtjen e të dhënave për pasuritë e paluajtshme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›