E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta-Sannino Zgjedhja e Presidentit opozita te jape emra

Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerimin zoti Stefano Sannino, ka zhvilluar një vizitë në selinë e Lëvizjes Socialiste për Integrim, ku u takua me kreun e kësaj force politike, Ilir Meta. Edhe në këtë takim, zgjedhja e Presidentit të ardhshëm të Republikës, ka qenë në qendër të diskutimeve. Po ashtu, zoti Saninno dhe kreu i LSI-së zoti Meta, kanë biseduar edhe mbi ecurinë e përmbushjes së 12 rekomandimeve që Komisioni Europian i ka dhënë politikës shqiptare, në funksion të marrjes së statusit të vendit kandidat.
Ndërkohë që ishte vetë kreu i LSI-së, Ilir Meta ai i cili pas përfundimit të takimit, bëri me dije se biseda me Sanninon ishte fokusuar tek integrimi. Sipas tij, këkesa që vjen nga BE lidhte pikërisht me realizimin e tre reformave, të rëndësishme për ecjen në mënyrë të shpejtë drejt integrimit të vendit. 
Po kështu, kreu i LSI-së konfirmoi se gjatë bisedës me Saninon u diskutua dhe për procesin e zgjedhjes së Presidentit, ku emri i kreut të ri të shtetit duhet të dalë pas një procesi të gjerë konsultimesh. Madje, në këtë kontekst, kreu Meta bëri me dije se gjatë takimit me Drejtorin e Përgjithshëm për Zgjerimin u diskutua dhe me faktin se opozita duhet të japë emrat e saj për zgjedhjen e presidentit.
Ndërkohë që sipas Metës, kandidatura konsensuale e mazhorancës plotëson kriteret për konsensus, për vetë faktin se emri gjeti mbështetje të gjerë. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›