E Diel, 1 Nëntor 2026

Qerimaj rezulton me doping, i hiqet titulli kampion Evrope

Erkand Qerimaj

Erkand Qerimaj rezulton pozitiv sa i takon përdorimit të substancave të ndaluara. Peshëngritësit shqiptar do ti hiqet titulli kampion i Evropës si edhe do nuk do të lejohet të marrë pjesë në lojërat olimpike Londër 2012.

Federata botërore e Peshëngritjes pas publikimit të rezultatit final për testin anti-doping, ka marrë vendimin për pezullimin për një periudhë katërvjeçare nga çdo aktivet, Qerimajn.

Ai e fitoi titullin kampion i Evropës në kampionatin e zhvilluar pak muaj më parë në Antalia të Turqisë. /F.S/

*    *    *

Qerimaj: Produktin e bleva në supermarket

Në ditën e garimit në Kampionatin Evropian të peshëngritjes, Erkand Qerimaj, i cili u shpall kampion ka rezultuar me pozitiv në testin anti-doping.

Qerimaj ka deklaruar se një produkt të tillë ai e ka blerë në supermarket dhe për këtë arsye ai e ka marrë si të mirëqenë që këto substanca janë të lejueshme. Ai gjithashtu ka shtuar se në shtatë vite që përdor produktin nuk ka pasur probleme.

Kampioni i Evropës ka theksuar se tani prit rezultatin e testit B për të kuptuar nëse ndaj tij përdorimi i kësaj substance të ndaluar do ti sjellë pasoja. Nëse do të rezulojë pozitiv, atij do t’i hiqet tillulli kampion. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›