Drews: Të gjendet zgjidhje për veriun

"Në veri nuk kanë probleme negociatorët, por njerëzit që jetojnë atje. Pyetja është nëse njerëzve që jetojnë atje mund t’u imponohet ndonjë vendim apo marrëveshje, në qoftë se ata këtë nuk e tolerojnë", tha Drews, citon B92.
Gjenerali gjerman gjithashtu ka thënë se minoriteti serb i Kosovës jeton në një lloj të konfliktit të ngrirë dhe se vështirë se do ta përballojë këtë gjendje, në qoftë se mungon mbështetja financiare nga Beogradi.
I pyetur se çfarë do të bënte ai,sikur të ishte në pozitën e serbëve të veriut, në qoftë se Beogradi refuzon financimin e tyre, komandanti i KFOR-it tha se në një situatë të tillë do të kishte frikë për të ardhmen e tij.
Drews tha se gjatë qëndrimit gjashtë-mujor në Kosovë, ka vizituar të gjitha vendbanimet e komunitetit serb dhe pothuajse të gjithë serbët në jug të Ibrit, ndjehen më të sigurt se më parë.
Ndërsa, lidhur me barrikadat në veri, Drews thotë se KFOR-i nuk është kundër serbëve, por kundër barrikadave.
"Nuk është me rëndësi kush i ngrit barrikadat, ato rrezikojnë lirinë e lëvizjes, kurse siguria është thelbi i misionit tonë. Prandaj, misioni kundërshton barrikadat, ndërsa populli serb që grumbullohet tek barrikadat në opinion krijon përshtypjen e se veprimi i KFOR-it kundër tij. Nuk mund të parandaloj askënd të mendojë ashtu, por unë ju përkujtoj se në çdo dokument, që përshkruan detyrat e misionit, përsëritet se KFOR-i është i pa anshëm ", nënvizoi gjenerali gjerman.
"Atë dokument unë jam i detyruar ta respektojë, dhe një prej rregullave të tij thotë se Kosova është një zonë doganore dhe është në dorën e EULEX –it për ta vendosur atë. Nëse EULEX-i vendos për të shkuar në pikë kalimet kufitare, detyra ime është për t'i mbrojtur ata dhe për të mundësuar lirinë e lëvizjes, në përputhje me Rezolutën 1244", tha Drews, duke përkujtuar se marrëveshja për menaxhimin e integruar të kufirit mbështetet në këtë dokument, transmeton Telegrafi.
Komandanti i KFOR-it, i cili kishte shërbyer më parë në Bosnje dhe Hercegovinë, ka thënë se situata atje është shumë më e komplikuar sesa në Kosovë.
"Konflikti i Kosovës është i dukshëm në sipërfaqe dhe mund të çojë në zgjidhje. Në Bosnjë, unë nuk shoh një zgjidhje të përhershme, që do t’u përshtatej të gjithëve. Sa vjet kanë kaluar, që kur kam qenë atje dhe gjërat vetëm pak kanë ndryshuar për të mirë", tha ai.