E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, inspektoriati ndërtimor aksion për prishjen e reklamave

Inspektoriati ndërtimor ka ndërmarrë një aksion për prishjen e tabelave dhe reklamave të cilat janë pa leje dhe kanë kaluar afatin. Kreu i inspektoriatit ndërtimor pranë bashkisë së Fierit Saboedin Alliaj shprehet se janë hequr 14 tabela reklamash në të gjithë qytetin pasi subjektet nuk kanë marrë leje ndërtimi në bashki dhe nuk kanë shlyer detyrimet ndaj bashkisë.

Përgjatë vitit 2011 janë hequr gjithesej 340 tabela reklamash pasi nuk janë respektuar rregullat për vendosjen e tyre. Këto tabela janë të përmasave të mëdha dhe zënë hapësirat publike veçanërisht në trotuare ku pengojnë dhe lëvizjen e qytetarëve. Aksioni i policisë ndërtimore do të vazhdojë deri në heqjen e të gjitha tabelave të reklamave te cilat janë pa leje.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›