Drews e Dikoviç në Nish, diskutuan për sigurinë në Kosovë

Shefi i ushtrisë serbe, Ljubisha Dikoviç, ka takuar komandantin e KFOR-it, gjeneralin Erhard Drews në Nish.
Drews dhe Dikoviç kanë diskutuar për situatën e sigurisë në Kosovë.
“Ata kanë diskutuar për situatën e përgjithshme përgjatë vijës administrative”, ka raportuar Tanjug.
Më tej thuhet se “takimi i nivelit të lartë të Komisionit për Zbatimin e Marrëveshjes Tekniko-Ushtarake, ishte gjithashtu një mundësi e mirë që gjeneralët Drews dhe Dikoviç të pranojnë të vazhdojnë bashkëpunimin e ndërsjellë dhe profesional”.