E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA debate per fjalet e Tod Akin

Ka shkaktuar debate në Shtetet e Bashkuara të Amerikës deklaratat e senatorit republikan të misuri, Tod Akin. Në një moment që fushata elektorale [ër zgjedhjet presidenciale të datës 6 nëntor shënon kulmin e saj, deklaratat e senatorit kanë vënë në një situatë të vështirë dhe vetë kampin republikan. Gjatë një interviste për një television local senatori Akin ka folur për përdhunimin dhe abortin. Fjalët e tij kanë qenë të ashpra, dhe kanë sjellë dhe ragimin e presidentit të shteteve të Bashkuara të Amerikës Barak Obama. “Nga ajo që kam dëgjuar nga mjekët ëshët shprehur senatori Akin, të mbetesh shtatzënë pas një përdhunimi është një gjë shumë e rrallë. Pasi kur flasim për një përdhunim të mirëfilltë, trupi i femrës mund të reagojë në një mënyrë të atillë që ta evitojë shtatzaninë. Por në rastin e rrallë në të cilin do të verifikohej një shtatzani e tillë, atëherë duhet të merren masat ndaj përdhunuesit dhe jo ndaj fetusit, ka përfunduar senatori republikan. Një deklaratë që ka vënë në pozicion të vështirë Mit Romni, I cili prêt të marrë kandidaturën zyrtare për garën drejt Shtëpisë së BArdhë. Kandidati republikan ka marër menjëherë distancat, duke i dënuar publikisht teoritë e cuditshme të Akin. Ky i fundit, i cili është dhe një bashkëpunëtor i ngushtë i kandidatit për zëvendës president në kampin republikan Paul Rajan, ka refuzuar gjithësesi të japë dorëheqjen.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›