E Shtunë, 31 Tetor 2026

KS,thirrje për nisjen e bisedimeve Kosovë-Serbi

Diplomati i lartë i Kombeve të Bashkuara për Kosovën, Farid Zarif, i kërkoi të martën Këshillit të Sigurimit të OKB për t`i bërë trysni Serbisë dhe Kosovës që të marrin një qasje të guximshme në bisedimet mes tyre. Kryeministrat e dy vendeve thanë se janë të gatshëm për të rifilluar bisedimet, të cilat janë pezulluar.

Diplomati Zarif i tha Këshillit të Sigurimit se një angazhimi serioz politik ndërkombëtar më aktiv me Serbinë dhe Kosovën është i nevojshme shumë shpejt.

"Unë dëshiroj t`i bëj thirrje edhe një herë anëtarëve të Këshillit të Sigurimit që të ushtrojnë pozitivisht autoritetin dhe ndikimin e tyre për të ndihmuar dhe nxitur palët drejt një qasje më krijuese, më të guximshme dhe më largpamëse në negociata, bazuar në kompromis dhe respektin e ndërsjelltë" tha ai.

Kosova dhe Serbia kanë mbajtur bisedime të sponsorizuar nga Bashkimi Evropian dhe kanë arritur një numër të marrëveshjeve, por vetëm disa prej tyre janë zbatuar. I dërguari i OKB, Zarif, bëri thirrje për një angazhim me besim të plotë ndaj dialogut, duke përfshirë zbatimin e shpejtë të marrëveshjeve.

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç,  përsëriti deklaratat e tij të mëparshme se Serbia kurrë nuk do ta njohë atë që ai e përshkroi si “shpalljes të njëanshme e pavarësisë nga autoritetet kosovare shqiptare.” Por ai tha se Serbia është e gatshme të vazhdojë bisedimet me Kosovën, të cilat janë pezulluar.

"Ndërsa dialogu teknik duhet të vazhdojë, ky nuk është ilaçi. Serbia është e gatshme për bisedime të nivelit të lartë. Negociatat mbi të gjitha çështjet e pazgjidhura nuk mund të shmangen" tha Daçiç.

Kryeministri serb tha se qeveria e tij është e gatshme për t`u angazhuar me mirëbesim në të gjitha nivelet në mënyrë që të arrihet një zgjidhje e pranueshme, gjithëpërfshirëse për statusin përfundimtar të Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se qeveria e tij është kundër çdo ndryshimi të kufirit të Kosovës me Serbinë, por është e gatshme për të gjetur zgjidhjen më të mirë se si komuniteti serb i Kosovës të integrohet me pjesën tjetër të vendit.

"Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë është përparësia jonë. Ne jemi të vetëdijshëm se mungesa e marrëdhënieve normale dhe mungesa e demarkacionit të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë është një pengesë e madhe për stabilitetin, sigurinë dhe prosperitetin në të gjithë Ballkanin" shtoi Thaçi.

Kryeministri i Kosovës tha se edhe pse ai është i përkushtuar për dialog me Serbinë në çdo moment, integriteti territorial i Kosovës nuk do të vihet në pikëpyetje.

Duke folur në emër të Shteteve të Bashkuara, ambasadorja Rozmari DiKarlo tha se Uashingtoni shpreson të shohë rifillimin e dialogut Serbi - Kosovë tani që një qeveri e re është në fuqi në Beograd.

"Kjo përmbledh zbatimin e marrëveshjeve të arritura më parë, duke përfshirë menaxhimin e përbashkët të kufijve. Ne mirëpresim angazhimet e dy kryeministrave për të ndjekur rrugë konstruktive përmes këtij mekanizmi" tha ajo.

Këshilli i Sigurimit i OKB shtyu dje mbledhjen e tij mbi Kosovën, pa marrë ndonjë veprim të menjëhershëm.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›