E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi e Daçiç në KS, si reaguan shtetet

Mediat serbe, në raportet nga mbledhja e KS të OKB, ku u debatua për situatën në Kosovë, kanë “nxjerr konkluzione interesante” rreth dallimeve të anëtarëve të KS rreth Kosovës.
 

Sipas gazetës serbe Blic, për dallimet e raporteve të vendeve anëtare të KS të OKB ndaj Beogradit dhe Prishtinës dëshmon radha sipas së cilës diplomatët kanë përshëndetur kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçin dhe kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiç.
 

Sipas Blicit, përfaqësuesit e Gjermanisë dhe të Britanisë së madhe së pari kanë përshëndetur Thaçin e më pastaj Daçiç, ndërsa diplomati rus, portugez, marokian dhe ai nga India së pari e kanë përshëndetur Ivica Daçiç, e më pastaj Thaçin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›