E Diel, 1 Nëntor 2026

Drino dhe ura e Lufit rrezikojne kater jete njerezish

Tre persona rrezikuan jeten nga mbytja prej prurjeve te befasishme te lumit Drino qe doli nga shtrati pergjate aksin Gjirokaster-Lunxheri, ndersa policia dhe zjarrfikesit nderhyne menjehere duke i shpetuar ne harkun e nje ore. Ne Mat, Ura e Lufit eshte shembur per shkak te ujerave te rrembyeshme, duke shkaktuar nje te plagosur dhe izolimin e nje pjese te zones. Ministria e Brendshme ka nisur punen per te riparuar demet ne kete ure, nderkohe qe shume prej makinave te tonazhit te rende qe udhetonin pa zinxhire ne aksin Kukes-Tirane kane bllokuar rrugen duke shkaktuar nje kilometer radhe.
Permbytja Gjirokaster
Rreth ores 11:00 te dites se djeshme nje telefonate ne sallen operative ka vene ne levizje policine e Gjirokastres, pasi 3 persona kane rrezikuar jeten nga prurjet e lumit Drino. Ngjarja ka ndodhur ne aksin Gjirokaster-Lunxheri, ne vendin e quajtur Ura e Aznakut, kur dy automjete ishin bllokuar nga uji dhe kerkonin ndihme. Operacioni i shpetimit eshte drejtuar nga zevendesdrejtori i policise, ndersa moren pjese edhe forcat e repartit zjarrfikes dhe prefektja e Gjirokastres qe shkoi ne vendngjarje. Zedhenesi i policise, Gentian Mullai, njoftoi se dy autovetura tip "Benz 240", qe po udhetonin nga Gjirokastra per ne komunen Lunxheri njeri pas tjetrit, si pasoje e ardhjes se menjehershme e lumit Drino, nuk mund te vazhdonin me tej levizjen, pasi uji arriti ne nje meter lartesi dhe automjetet u mbushen me uje. "Ne automjetin e pare udhetonte drejtuesi i automjetit se bashku me ne pasagjer, ndersa ne automjetin e dyte ishte vetem drejtuesi i automjetit, te cilet dolen mbi kabine", tha Mullai. Efektivet e zjarrfikeses, duke terhequr mjetet me kavo metalike i kane nxjerre nga rreziku, se bashku me tre personat.
Shembet ura e Lufit
Shembet Ura e Lufit ne Mat, nje person plagoset, ndersa 20 mije banore mbeten te izoluar, per shkak se nuk ka rruge tjeter per t'u lidhur me qytetin. Shkak jane bere prurjet nga shirat dhe reshjet e debores. Autoritetet vendore deklaruan se nga reshjet e shumta eshte shembur ura e Lufit, duke izoluar 20 mije banore te qytetit. Si pasoje e shembjes se ures nje person eshte plagosur dhe eshte derguar ne spitalin rajonal, ku dhe ndodhet jashte rrezikut per jeten. Ai ka qene duke kaluar mbi ure ne momentin qe ajo eshte shembur, po per fat te mire ka shpetuar pa rene nga lartesia dhe njekohesisht materialeve inerte.
Qarkullimi ne Kukes
Bllokimi nga debora i aksit rrugor Shen Meri-Qafe-Shllak ne Kukes ka shkaktuar diten e djeshme nje radhe mjetesh prej nje kilometer ne rrugen kombetare Tirane-Kukes. Mes mjeteve te bllokuara kane qene dhe 5 autobuse me kosovar te ardhur nga Kosova, mjete te vogla, ne te cilen ndodhen femije dhe gra, si dhe mjete te tonazhit te rende.
Informohet se bllokimi ka ndodhur ne oren 12:00. Drejtoria e Policise Kukes ka derguar nje grup policesh ne kete aks. Burime policore thane se kushtet atmosferike kane qene te keqija dhe nderhyrja teper e veshtire per shkak te debores se dendur. Mesohet se shkak eshte bere qarkullimi pa zinxhire i disa mjeteve te tonazhit te rende, qe kane bllokuar perfundimisht edhe rrugen.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›