E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdes ne aksidentin e dyte ish-deputeti

Fushe-Kruje- Autostrada e vdekjes i merr jeten edhe ish-deputetit socialist, Leke Cukaj. Aksidenti ndodhi mbreme rreth ores 20:35 ne aksin Fushe-Kruje-Tirane, ndersa mesohet se ne mjetin me targa te Tiranes udhetonte 60 vjecari. Ne kete aksident ku u perplasen dy autovetura "Benz", ka humbur jeten edhe drejtuesi i makines tjeter, Hasan Guci, 58 vjec dhe eshte plagosur rende bashkeshortja dhe baxhanaku i tij. Policia tha se shkak i ngjarjes eshte bere shpejtesia e madhe dhe rruga e lagesht. Cukaj i kishte shpetuar kater vjet me pare nje aksidenti te ndodhur me 31 maj ne Fier.
Ish-deputeti socialist i qarkut te Shkodres ne dy legjislatura te Kuvendit, 1997-2001 dhe 2001-2005 ka qene duke udhetuar dje nga Tirana ne drejtim te qytetit te banimit. Policia tha se mjeti drejtohej nga vete ish-ligjvenesi, kurse mjeti tjeter me targa te Tiranes udhetonte ne drejtim te kryeqytetit. Shpejtesia e madhe ka sjelle edhe perplasjen fatale te makinave tip "Benz" qe kane perfunduar dhjetera metra larg njera-tjetres. Deshmitaret njoftuan policine e Fushe-Krujes dhe spitalin, qe mberriten ne vendngjarje brenda disa minutave. Nga keqyrja paraprake dhe verifikimet e kryera pas 30 minutash, nepermjet dokumenteve te identifikimit, eshte pare se nje prej viktimave, qe u dergua ne morg, ishte edhe ish-deputeti socialist, leke Cukaj, 60 vjec. Ne timon u gjend trupi i pajete i tij, i cili u dergua ne Spitalin Ushtarak te Tiranes. Ardhja ne ndihme ndaj ish-deputetit ka qene e kote, pasi sipas policise ai kishte nderruar jete pas perplasjes. Kurse ne autoveturen tjeter u gjet ne gjendje te rende nje grua rreth te 50-ve dhe nje burre, qe rezultuan te ishin bashkeshortja dhe baxhanaku i shoferit 58-vjecar, edhe ky i vdekur, i identifikuar si Hasan Guci. Dy te plagosurit sipas policise gjenden ne spital dhe mjeket po bejne te pamunduren per t'i mbajtur ne jete.
Burime zyrtare te policise se Durresit dhe Tiranes konfirmuan mbreme ngjarjen me pasoje dy te vdekur dhe po kaq te plagosur, ndersa bene me dije se nje prej viktimave eshte ish-deputeti socialist i qarkut Shkoder, Leke Cukaj.
Grupi i eksperteve gjate verifikimeve zbuloi se mjetet e tipit "Benz" mbanin targat TR8959R dhe SH0252E dhe u gjeten pothuajse te shkaterruar nga perplasja e fuqishme. Dyshohet se shpejtesia ne udhetim mund te kete qene mbi 100 km/ore, por mendohet se ka ndikuar edhe lageshtia ne rruge dhe erresira. Ish-deputeti udhetonte ne mjetin me targa te Tiranes. Forca te shumta rrethuan vendngjarjen dhe kryen hetimet, megjithe kushtet e keqija atmosferike. Policia tha se eshte pothuajse i njejti segment ku ndodhi edhe dy jave me pare nje aksident tragjik me 6 te vdekur pas perplasjes se nje autoambulance te spitalit Lac me nje autoveture ku udhetonin 5 te rinj nga Fushe-Kruja.
Korrik 2009
Precedenti me granaten ne cante
Ne muajin korrik te ketij viti, komisariati nr. 3 ne Tirane do te hetonte nje ngjarje te vecante. Nje 37-vjecar dorezoi nje cante, qe e kishte gjetur ne lokal te harruar dhe gjate kontrollit policia gjeti brenda dhe nje granate. Ne dokumentet e identifikimit rezultoi se canta i i perkiste ish-deputetit Leke Cukaj. Gjate marrjes ne pyetje, 60-vjecari pranoi se mbante mjetin luftarak prej vitit 1999 per shkak te vetembrojtjes, pasi vendi kishte destabilitet dhe per shkak te disa ngjarjeve te tjera te ndodhura ne Shkoder. Mesohet se nje prej djemve te ish-deputetit, eshte i shpallur ne kerkim, ndaj u pranua si argument edhe mbajtja e mjetit luftarak gjate deshmise.
Cukaj, 8 vjet deputet, humbi ne 2005
Leke Cukaj ka punuar si mesues deri ne vitin 1997, vit ne te cilin do te zgjidhej deputet i qarkut te Shkodres, zona elektorale nr. 3, Malesi e Madhe. I ndjeri ka qene baba i tre djemve, ndersa eshte zgjedhur per here te dyte edhe ne legjislaturen 2001-2005, po ne Shkoder. Ka qene pjese e disa komisioneve parlamentare dhe ne strukturat e larta te Partise Socialiste, deri ne momentin qe humbi ne garen elektorale ne vitin 2005. Prej kesaj kohe qendron me shume i shkeputur nga aktivitetet politike dhe pas zgjedhjeve te 29 qershorit ka qene pjese e nje grupi ish-deputetesh dhe drejtuesish te PS-se apo qeverisjes vendore qe ishin kunder rikandidimit te Edi Rames per kryetar partie pas humbjes se zgjedhjeve.
Maj 2005
Makina e deputetit u perplas me murin e betonit
Ish-deputeti socialist do te perfshihej ne nje aksident kater vjet me pare ne Fier, nje muaj para zgjedhjeve te pergjithshme. Per fat te mire ne ate kohe nuk pesoi lendime dhe kishte statusin e deputetit. Ngjarja ndodhi mengjesin e 31 majit 2005, ne rrugen kombetare Fier-Tirane, ne nje kryqezim qe te con drejt lagjes "Sheq i Madh", ne vendin e quajtur "Serat" e Fierit. Automjeti tip "Benz", me targa te Tiranes, i cili drejtohej nga deputeti Cukaj, ka devijuar nga rruga dhe eshte perplasur me nje mur betoni, qe ishte anash ketij aksi rrugor. Per pasoje ka marre goditje te lehta ne koke perfaqesuesi parlamentar i PS-se, qe u mjekua ne spital.
Pasaporta:
Emri: Leke Cukaj
Vendbanimi: Shkoder
Lindur: 2 nentor 1950
Profesioni: Ish-mesues Fizike
Karriera: Deputet ne legjislaturat 1997-2001 dhe 2001-2005

Jozefina Topalli: "Humbja e Leke Cukajt, nje lajm i hidhur"
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ne emer edhe te Kuvendit te Shqiperise, i shprehu mbreme ngushellimet familjes se ish-deputetit Leke Cukaj, i cili humbi jeten ne nje aksident tragjik ne autostraden Fushe-Kruje-Tirane. "Humbja e jetes ne aksident e ish-deputetit te Partise Socialiste, Leke Cukaj, ishte nje lajm i hidhur per te gjithe koleget, dashamiresit, miqte dhe vecanerisht per familjen e te ndjerit. Ne keto momente te veshtira, shprehim ngushellimet per kete humbje te parakohshme te personit te dashur, femijeve, bashkeshortes dhe te afermeve", deklaroi per mediet kryeparlamentarja Topalli, njekohesisht deputete e qarkut te Shkodres dhe kolege e te ndjerit ne dy legjislatura.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›