Meta: Politika te bashkohet per integrimin e vendit

Kryetari i LSI-se, Ilir Meta, i beri dje ftese nga qyteti i Elbasanit kreut socialist, Edi Rama, qe te leje menjane retorikat dhe te kontribuoje ne proceset integruese te vendit. Gjate takimeve te zhvilluara ne Elbasan, se bashku me Sekretarin e Pergjithshem, Petrit Vasili, Meta i beri edhe nje here thirrje politikes, qe te bashkohet per integrimin e vendit. "Ne jemi ne nje proces intensiv integrimi dhe ata qe ngrene keto retorika perpara se te perpiqet te shperndajne tym te panevojshem duhet te japin kontributin e tyre edhe per liberalizimin e vizave edhe per Pyetesorin e Komisionit Evropian sepse ai eshte pyetesor per Shqiperine, nuk eshte vetem qeverine, edhe per gjithe proceset e tjera integruese", tha Meta. Sipas tij, askush nuk duhet te spekuloje per procesin e liberalizimit te vizave, pasi Shqiperia nuk mund ta fitonte se bashku me tre vendet e tjera te ballkanit, pasi kishte ende procese per te realizuar, si pajisja e zgjedhesve me karta identiteti dhe pasaporta biometrike. "Ne keto elemente nuk i kemi pasur. Eshte faji i kesaj qeverie apo faji i ndonje qeveri tjeter me perpara kjo eshte tjeter ceshtje, por e rendesishme eshte qe ne keto tre kater muaj eshte bere nje progres spektakolar me arritjen e standardeve per liberalizimin e vizave", vijoi Meta, njekohesisht Minister i Jashtem i vendit. Ai kerkoi qe te hiqet nje here e mire dore nga retorika, se Shqiperia ka mbetur vendi i fundit ne Ballkan qe nuk perfiton liberalizim te vizave. "Atyre qe perdorin kete retorik mund tu bejme nje pyetje, kur ka qene Shqiperia vendi i pare ne rajon? Ka qene Shqiperia vend i pare ne rajon ne kohen e Zogut?! Ka qene ne kohen e Haxhi Qamilit, ka qene ne kohen e Enver Hoxhes?! Mendoj se retorika te tilla boshe qe nuk sjellin asnje alternative jane thjesht spekulime te rendomta", vijoi ai. Kreu i diplomacise shqiptare, u shpreh optimist, se gjerat po ecin ne drejtimin e duhur dhe eshte ne detyren e qeverise, qe te mos bjere ne nivelin e provokimeve te disa perfaqesuesve te opozites. Sipas tij, PS i ka vene qellim vetes, qe te mbaje nje situate artificiale konflikti.