E Hënë, 2 Nëntor 2026

Drita, babain ma vrau Iliri në bashkëpunim me vëllain

02/03/2005  "Kur u vra babai im kanë qenë të pranishëm Mark Kola me dy djemtë e tij, Ilir Kola dhe Ernest Kola. Por vetëm Iliri kishte armë dhe qëlloi në drejtim të tij, duke e lënë të vdekur". Kështu deklaroi dje para gjykatës, Drita Ndreca, vajza e Ndue Frok Ndrecës, vrarë më 27 mars 1996, në orët e pasdites. Dëshmitarja Drita Ndreca, ditën e vrasjes së babait, ka qenë me të në pazar. Për të dhënë dëshminë e saj, Drita kishte ardhur nga Greqia, ku, aktualisht është duke punuar. Drita, vajza e viktimës, tha se shkak për t'i vrarë babain është bërë vdekja e djalit të Mark Kolës në Greqi. Për vdekjen e djalit, Mark Kola ka akuzuar djalin e viktimës, edhe pse drejtësia greke e ka nxjerrë të pafajshëm. Valentin Ndreca, djali i viktimës, është arrestuar dhe pas dy vjet hetimesh është lënë i lirë nga drejtësia greke. Mark, Ilir dhe Ernest Kola, akuzohen se në bashkëpunim me njëri–tjetrin me paramendim, kanë vrarë në mars të 1996-ës shtetasin Ndue Frrok Ndreca, nga një fshat i Lezhës, i cili ditën e ngjarjes kishte zbritur për të bërë pazar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›