Kryekomisari: Altin Arapi është vrasësi i Genci Sinës

02/03/2005 Dëshmia e plotë e Pjerin Ndreut, dhënë dje në Gjykatën e Krimeve të Rënda
Pjerin Ndreu, ish-drejtor i Policisë së Tiranës u paraqit dje nga mbrojtja e të pandehurve Imelda Tasho dhe Altin Arapi, për të sqaruar disa pika të errëta. Dëshmia e ish-kryekomisarit ishte e shkurtër dhe mjaft e qartë. Pohoi se ka qenë në krye të operacionit për të zbardhur të vërtetën në lidhje me vrasjen e Genci Sinës. Gjatë gjithë kohës ka qenë në dijeni për veprimet e kryera dhe se të gjitha dëshmitë e personave që u ndodhën në vendngjarje, u morën në zyrën e tij. Ndreu pohoi se nuk ka patur telefonata nga asnjë njeri i dyshimtë dhe nuk ka komunikuar mbrëmjen e ngjarjes me Kryeprokurorin Theodhori Sollaku. Ai kundërshtoi edhe pyetjen e avokatëve mbrojtës se mund të kishte patur ndonjë telefonatë të dyshimtë nga Orik Shyti.
Avokati Icka: Siç jeni në dijeni, ju kemi thirrur për të dëshmuar në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur më 29 shtator 2003, kur ju keni qenë në detyrën e drejtorit të Policisë së Tiranës. Kërkoj të na thoni në keni qenë i pranishëm gjatë kohës kur është marrë në pyetje gruaja e Kryeprokurorit?
Jo, nuk kam qenë i pranishëm.
Avokati Icka: Ju keni deklaruar në një intervistë për një televizion privat, pas ngjarjes se autori i vrasjes është Altin Arapi. Sa është e vërtetë kjo?
Po, mbaj mend që e kam thënë këtë fakt. Por sqaroj se nuk është konkluzion i nxjerrë nga ana ime, por është përfundim i punës së grupit hetimor.
Avokati Icka: Pas ngjarjes a ju ka telefonuar Prokurori i Përgjithshëm, Theodhori Sollaku?
Jo, nuk më ka telefonuar, as natën e ngjarjes dhe as ditën tjetër e në vijim. Por unë di të them se kam folur shpesh me përfaqësuesit e grupit hetimor.
Avokati Mani: A ju ka marrë në telefon pas ngjarjes ndonjë person i dyshimtë si, për shembull, Orik Shyti?
Jo, nuk më ka telefonuar askush.
Avokati Mani: Në një intervistë televizive, ku kam qenë edhe unë, jeni shprehur se vrasësi është Orik Shyti. Përse më vonë ndryshuat mendim dhe thatë se ëshë Altin Arapi?
Problemi është ky, që, sipas grupit hetimor me përfundimet e të cilit unë jam njohur pas sjelljes së kartelës nga laboratori i kriminalistikës, doli se gjurmët e gishtave që u gjetën në vendin e ngjarjes i përkisnin Altin Arapit. Dua të them se më parë ka qenë një lapsus i një zonje, e cila në dëshminë e saj ngatërroi (ndoshta me dashje), numrat e telefonit. Ne nuk kishim fillimisht asnjë të dhënë për dy të dyshuarit. Më pas provat shkencore vërtetuan se autori i vrasje ishte Altin Arapi.
Prokurori Kapo: Keni qenë i pranishëm në momentin kur është marrë në pyetje dëshmitarja Enkelejda Batku (kushërirë e Kreshnik Spahiut) dhe ka deklaruar emrat e shtetasve që ka pajisur me numra telefoni?
Po, mbaj mend se Batku dhe të gjitha veprimet e tjera janë kryer në zyrën time, të cilën e vura në dispozicion.
Prokurori Kapo: A është ushtruar dhunë fizike apo psikologjike ndaj dëshmitares?
Jo, në asnjë moment nuk është ushtruar dhunë fizike apo psikologjike. Dëshmitarja ka hedhur me dorën e saj në letër gjithçka me vullnet të lirë.
Avokati Icka: Dëshmitarja është shprehur se në polici është mbajtur 12 orë. Ju a keni qëndruar gjatë gjithë kohës me të?
Jo, nuk kam qëndruar gjatë gjithë kohës. Por dua të them se në shumicën e punës me dëshmitarët kam qenë i pranishëm, pasi i kam lëshuar zyrën time. Dëshmitarja nuk ka mundësi të jetë pyetur 12 orë. Nga momenti që është marrë në punën e saj deri kur është pyetur, ka qëndruar jo më shumë se dhjetë minuta. Dëshminë e ka dhënë me vullnet të lirë. Ajo le të thotë çfarë të dojë, por e rëndësishme është ajo çfarë them unë, që kam qenë me të dhe e kam pyetur. Dëshmitarja, fillimisht, ka hezituar të kthejë përgjigje, por më vonë ka marrë lapsin dhe ka hedhur gjithçka në letër.
Garda e Republikës, nuk ka gëzhoja të armës së Genci Sinës
Garda e Republikës i ka kthyer përgjigje dje gjykatës, se nuk ekzitojnë gëzhoja të qitura nga arma e Genci Sinës, pasi ato nuk ruhen. Këto gëzhoja u kërkuan nga mbrojtja për të bërë krahasimin me gëzhojat e gjetura në vendin e ngjarjes. Përgjigje është kthyer edhe nga qendra sinoptike,e cila thotë se dielli në 29 shtator 2003 ka perënduar në orën 17.26 minuta. Laboratori i Policisë Shkencore është shprehur se nuk ekziston kartela e dëmtuar daktiloskopike e Altin Arapit. Ndërsa Interpol Tirana është shprehur se ka patur gjurmë të gishtave të Altin Arapit, dhe një fotografi të cilën ia kanë dërguar edhe homologëve të tyre në Belgjikë. Punën e Interpol Tiranës, avokatët e quajtën të dobët dhe shkak për mosardhjen e Altin Arapit në Shqipëri. Ndërsa nga ana e tij, avokati Dylber Mani, tha se laboratori i kriminalistikës ka falsifikuar gjurmët e gishtave të Altin Arapit. Sipas tij, dosja e Kreshnik Spahiut dhe Altin Arapit ndodheshin në zyrat e Interpol Tinarës, qysh në vitin 1996, kur kanë bërë një aksident dhe janë shtruar në spital. Më pas, avokati tha se nuk e kupton faktin që dosja e Altin Arapit del në skenë pas vrasjes së Genci Sinës dhe ajo e Orik Shytit ende nuk dihet se ku ndodhet.