Arvizu Shendetesia kerkon qeverisje te mire
USAID në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë ka prezantuar sot një projekt për shëndetësinë, ku të pranishëm kanë qenë Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha si dhe Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Aleksandër Arvizu. Ambasadori Arvizu në fjalën e tij vënë theksin në rëndësinë që kanë reformat në sistemin shëndetësor, i cili është mbështetur nga USAID me disa projekte. Ambasadori kërkoi që faktorët kryesorë të politikbërjes në vend, të shpenzojnë më shumë energji për sistemin shëndetësor, se sa për të bërë politikë.
“Politika është shumë e rëndësishme, por shumë energji shpenzohen për politikën. Shqipëria po përqendrohet në zgjedhjet vendore dhe dua të theksoj se duhet të shpenzohen më shumë energji për të ardhmen e këtij vendi dhe për sektorët jetikë. Shëndetësia kërkon një qeverisje të mirë”, tha Arvizu. Ai konfirmoi ndihmën amerikanë në projektet e shëndetësisë.
“Reformat dhe mbështetja jonë të rëndësishme për shëndetësinë . Ky projekt do të mbështesë shumë sistemin e shëndetësisë. USADI ka mbështetur vazhdimisht trajnimin e mjekëve dhe infermierëve.
Duhet të behën reforma të tjera në sistemin shëndetësor. Duhet të merren hapat e nevojshme që të vazhdojë përmirësimin në sistemin shëndetësor. “, ka nënvizuar më tej Arvizu.
Duke iu referuar shifrave, ai bëri me dije se fondet për shëndetësinë në Shqipëri janë shumë më të ulëta se ato të vendeve të BE-së.
“Shqipëria shpenzon vetëm 3 % GDP-së për sistemin e shëndetësisë. Ju shpenzoni ½ e mesatares së GDP-së Europës, për shëndetësinë. Këto ndikojnë në popullatën me të ardhur atë ulëta. Nga na tjetër 60 % e pagesave informale bëhen nga klientët”, ka vënë theksin ambasadori Arvizu, duke kërkuar përmirësim në këtë drejtim.