E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Reforma ne shendetesi me e veshtira ajo realizohet me nje menaxhim te mire

Qeveria shqiptare ka ndërmarrë reforma në sektorin e shëndetësisë, por ende ka shumë punë për të bërë. Reforma në shëndetësi është konsideruar nga më të vështirat për kryeministrin Sali Berisha, i cili mori pjesë sot në prezantimin e një projekti të USAID për shëndetësinë.
“Sistemi i shëndetësisë nuk mund të jetë i suksesshëm, nëse nuk ka një menaxhim të përsosur, prandaj duhet bërë shumë në këtë drejtim”.

Kështu u shpreh kryeministri Berisha në një tryezë të posaçme për shëndetësinë, duke vënë theksin në problematikat aktuale të këtij sektori në vendin tonë. “Aftësitë dhe kapacitetet menaxheriale janë kusht për suksesin e reformës në shëndetësi. Kjo e fundit, është më e rëndësishmja dhe më e vështira nga të gjitha reformat. Po t’i listosh, reforma në shëndetësi është më kompleksja, sepse mbi çështjen e shëndetit nuk ka gjë tjetër”, deklaroi ai.

Më tej, Berisha përmendi si sukses të shëndetësisë shqiptare, rritjen e moshës mesatare të popullsisë, por edhe uljen e vdekshmërisë foshnjore. “Vdekshmëria foshnjore në Shqipëri, një tregues mjaft i ndjeshëm ky, ka qenë në përmasat e vendeve afrikane. Dhe sot është larg atyre përqindjeve që ka qenë vite më parë. Sot Shqipëria ka një nga nivelet më të ulëta të vdekshmërisë. Një gjë është e sigurt, se kujdesi për gratë shtatzëna ka njohur një progres real dhe të qenësishëm”, tha ai.

Ai theksoi se aeveria do të rrinë në mënyrë të pandërprerë fondet për sektorin publik, por nga ana tjetër edhe sektori privat është i domosdoshëm.
Duhet të jemi të bindur se drejta e qetarit për të zgjedhur shërbimin është një e drejte ligjshme dhe ne duhet të respektojmë këtë.
Duhet të ketë bashkëpunim me sektorin privat

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›