E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tritol hekurudhes

Dëmtohet nga një shpërthim tritoli linja hekurudhore Vorë- Fushë-Krujë. Shpërthimi dyshohet të ketë ndodhur rreth orës 2 ne mëngjesin e se premtes.

Për pasojë është hedhur në erë hekurudha në vendin e quajtur Ura e Gjolës, duke shkaktuar kështu dëmtimin e linjës hekurudhore të trenit dhe mallrave.

Linja në fjalë shërbente edhe për transportin e çimentos se një fabrike aty pranë. Menjëherë policia ka mbërritur në vendngjarje për të hetuar dhe zbardhur plotësisht ngjarjen .


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›