E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri Berisha mesazh urimi Presidentes se re te Kosoves Zj. Atifete Jahjaga

Kryeministri Berisha i dërgoi një mesazh urimi zonjës Atifete Jahjaga, me rastin e zgjedhjes Presidente e Republikës së Kosovës.

Në këtë mesazh, Kryeministri shprehet: “E nderuar zonja Presidente,Kam kënaqësinë e veçantë që, në emrin tim dhe të qeverisë shqiptare, t’Ju përcjell urimet më të ngrohta e vëllazërore për sukses në misionin e lartë e të rëndësishëm të Presidentes së Republikës që Ju besoi Kuvendi i Kosovës.”

“Unë kam besim të plotë se kontributi Juaj do të jetë themelor në konsolidimin mëtejshëm të pavarësisë së Kosovës dhe në shndërrimin e saj në një faktor të rëndësishëm paqeje, stabiliteti dhe bashkëpunimi në rajon”, vijoi urimi i Kryeministrit.

“Dëshiroj t’Ju siguroj për angazhimin tim dhe atë të qeverisë shqiptare për forcimin më tej të mardhënieve të shkëlqyera vëllazërore mes të dy vendeve tona dhe për të shndërruar bashkëpunimin e ngushtë e të gjithanshëm në shembullin më të shkëlqyer të bashkëpunimit në rrugën e paqes dhe prosperitetit, jo vetëm të kombit shqiptar, por të të gjithë rajonit, si dhe për ecjen përpara në rrugën e përbashkët të integrimit euroatlantik”, mbyllet mesazhi i kryeministrit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›