Dritan Dajti: Në seancën tjetër do tregoj vrasjen e 2 policëve në Tropojë
Është zhvilluar në Gjykatën e Krimeve të Rënda seanca gjyqësore ndaj Dritan Dajtit, të akuzuarit për vrasjen e 4 oficerëve të policisë në 2009-ën.
Në seancën e sotme, i pandehuri ka kërkuar ballafaqim me policin Flamur G. ndërsa ka ripërsëritur sërish që oficeri Sajmi Duçkollari është vrarë nga kolegu i tij.
Nëse polici Flamur G.pranon ballafaqimin,unë e vazhdoj gjyqin pa avokat. I vetmi kusht që kam, është që seanca të regjistrohet ose media të jetë e pranishme. Përsëris që Sajmir Duçkollari është vrarë nga kolegu i tij, jo nga unë. Në seancën tjetër do të tregoj për vrasjen e dy policëve në Tropojë. Kryesuesi i trupës Idriz Malkurti ka qenë gjyqtar dhe Arjan Muça oficer policie është shprehur Dajti.
Pas dëshmisë të të pandehurit, trupi gjykues vendosi që seanca e radhës të zhvillohet më datën 25 korrik.
Dritan Dajti akuzohet se më 7 gusht 2009, ekzekutoi efektivët e policisë, Saimir Duçkollari, Altin Dizdari, Fatos Xhani dhe Kastriot Feskaj, pjesë e skuadrës speciale operacionale, të cilët tentuan ta arrestonin të shumë kërkuarin.