Dritan Dajti: Pas 23 Qershorit do tregoj të vërtetën e vrasjeve të policëve
TIRANË-Dritan Dajti, personi që akuzohet për vrasjen e 4 efektivëve të policisë u shpreh sot në sallën e gjyqit se do të flasë për krimin vetëm pas datës 23 Qershor.
“Po më detyrojnë të hap ‘kutinë e Pandorës’, por të vërtetën për krimet do e tregoj vetëm pas 23 Qershorit”, tha Dajti.
“Nëse merreni me të afërmit, iu bëj të ditur se me kë keni të bëni. Më quajnë dritan Dajti!” tha ai duke reaguar kështu pas shoqërimit që policia i bëri një seancë më parë, një të afërmi të tij.
Më 11 Qershor, i afërmi i Dajtit, Lulzim Muça është ndaluar sapo ka dalë nga salla e gjyqit me urdhër të Gjykatës së Krimeve të Rënda. Burime policore bëjnë të ditur se Muça dyshohet të jetë i përfshirë në disa vepra kriminale të ndodhura në Tiranë.
Nuk dihet ende se për kë adresohet ky kërcënim i hapur i Dritan Dajtit që thekson se pas zgjedhjeve do hapë atë që ai e quan ‘kuti e Pandorës”, për të tronditur opinionin publik rreth të vërtetave.
Dajti akuzohet se me 7 gushtit 2009 ekzekutoi efektivët e policisë, Saimir Duçkollari, Altin Dizdari, Fatos Xhani dhe Kastriot Feskaj, pjesë e skuadrës speciale operacionale të cilët tentuan ta arrestonin të shumëkërkuarin.
(d.b/BalkanWeb)