Berisha:4 policët, "Dëshmorë të Atdheut"

Kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas vrasjes së katër efektivëve të policies gjatë një operacioni për kapjen e Dritan Fajtit. Berisha e cilësoi ditën e sotme si ditë të zezë për Shqipërinë dhe ka shpallur ditën e nesërme ditë zie kombëtare. "Nesër do të jetë ditë zie për vendin tonë në nderim të të rënëve. Flamujt do jenë në gjysmë shtizë në të gjitha institucionet", u shpreh Berisha. Kreu i qeverisë ka shpallur "Dëshmorë të Atdheut" katër policët e rënë në detyrë ditën e sotme, Altin Dizdari, Sajmir Duçkollari, Fatos Xhani, dhe Kastriot Feska.