E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kume: Vendimi i KQZ për hapjen e kutive, i bazuar në ligj

21-07-2013 / Gazeta 55

Ish-kryetari i KQZ, Kristaq Kume vlerëson se vendimi i KQZ-së për hapjen e kutive është i bazuar në ligj, për të kërkuar në kuti prova dhe për të hetuar rastet e ndryshme. Ai theksoi se vendimi i KQZ-së vjen pas kërkesës ankimore për qarkun e Lezhës dhe të Shkodrës dhe se hapja e kutive nuk është në të njëjtat kushte të vitit 2009. “Në vitin 2009 ishte tjetër gjë, nuk jemi në të njëjtat kushte dhe në të njëjtën situatë. Kur thuhet që KQZ ka të drejtë, ose të vendosë kështu, nuk do të thotë të veprojë kështu në çdo rast. Por KQZ mund të vendosë dhe për hapjen e kutive në mënyrë, që të realizojë një hetim të thelluar administrativ. Kur e sheh të arsyeshme se duhet të marrë prova në kuti. Ligji i ka krijuar hapësira KQZ-së, por nuk e detyron KQZ-në”, tha Kume. Ai theksoi më tej se KQZ me këtë rinumërim mund të ndryshojë rezultatin, por jo me katër anëtarë, gjë të cilën mund ta bëjë Kolegji Zgjedhor. “Patjetër që mund të këtë ndryshim rezultati. Kthehet çdo gjë që kanë vendosur GNV-të dhe KZAZ-të që do të administrojë KQZ-ja, vendimmarrja e tyre quhet nul. KQZ harton vetë tabelat e reja të rezultateve tashmë”, tha ai.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›