E Shtunë, 31 Tetor 2026

Procedim penal komisionerëve që kanë cenuar procesin zgjedhor

21-07-2013 / Gazeta 55

Përfaqësuesi ligjor i PD, Njazi Kosovrasti

Përfaqësuesi ligjor i PD-së, Nazi Kosovrasti paralajmëroi se KQZ do të marrë masat për komisionerët të cilët kanë cenuar procesin, teksa bëri publike faktin se drejtuesit e organeve të qeverisjes vendore kanë ndërhyrë në proces duke e zvarritur. Ai paralajmëroi se KQZ do të marrë masat për komisionerët të cilët kanë cenuar procesin, teksa bëri publike faktin se drejtuesit e organeve të qeverisjes vendore kanë ndërhyrë në proces duke e zvarritur. “Nuk është herë e parë që ndodh kështu me KQZ. Unë di të them se nuk janë partitë politike që bëjnë denoncimin në prokurori, është detyrim ligjor i tyre. Unë e kam ngritur zërin për një gjë të tillë, përgjegjës nuk janë vetëm komisionarët, por dhe drejtuesit e organeve të qeverisjes vendorë, dhe kemi parë se problematikat me listat zgjedhore ishte nga mos korrektësia e punës ë tyre,. KQZ do seleksionojë rastet e që drejtues të organeve të pushtet vendo, por dhe komisionerë që nuk kanë cenuar procesin do japin përgjigje para drejtësisë”- paralajmëroi Kosovrasti. Ai u shpreh i sigurt se kutitë e votimit nuk janë prekur, ndërkohë që duke iu përgjigjur akuzave të LSI, e cila akuzoi KQZ se po funksionon me dy standarde, ai tha se LSI nuk pati dokumentacioni e duhur që të vërtetonte parregullsitë në Kukës.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›