E Diel, 1 Nëntor 2026

Dritan Prifti mbyll kinemanë: Nuk ka më filma me përgjime

Tiranë- Deputeti Dritan Prifti ka vendosur ti japë fund telenovelës së videokasetave, duke deklaruar se nuk do të bëjë më publikime të tilla. Në një intervistë për gazetën Shqip, Dritan Prifti thotë se do ta mbyllë këtë serial pasi askush nuk fitoi prej tyre. Unë testova sistemin dhe sistemi nuk funksionoi. Nuk kam asnjë arsye të vazhdoj denoncimet me video. Kjo histori është mbyllur përgjithmon렠- thotë Prifti në intervistën për të përditshmen Shqip.

I pyetur nga gazeta Shqip se ditët e fundit  janë rritur presionet ndaj tij pasi avokati I Ilir Metës, Spartak Braho tha se ka rreth 180 orë filmime që implikojnë Dritan Priftin, vetë Prifit anashkalon duke thënë se po jep alarmin për mundësinë e përgjimit të opozitës dhe deputetëve të saj. Kam dëgjuar Spartak Brahon të deklarojë që ka 187 orë filmime për mua. Sipas tij të jetë e vërtetë, kjo është dëshmia më e shëmtuar për ekzistencën e një grupi mafioz në pushtet, që përgjon opozitën dhe deputetët e Kuvendit, në mënyrë të jashtëligjshme dhe pa asnjë mandate.  Prifti nuk ka sqaruar nëse bëhet fjalë për përgjimet e tij, apo përgjime me autorë të tjerë.

Unë kam dëgjuar për një grup të tillë, që ka blerë në Bari të Italisë pajisje përgjimi ruse dhe që përgjojnë në mënyrë të jashtëligjshme dhe për qëllime mafioze opozitën dhe institucionet e pavarura të këtij vendi.

Në vazhdim të përgjigjes për këtë cështje Dritan Prifti thotë se: Këtë shqetësim ia kam përcjellë me një letër Prokurorisë së Përgjithshme. Deri tani nuk di të ketë pasur ndonjë veprim konkret kundër këtij grupi mafioz.

Prifti ka folur me tonë disi më të qetë edhe për raportet me Ilir Metën për të cilin ka thënë se ka patur dhjetë vejt bashkëpunim dhe 1 vit luftë. Megjithatë është paksa suprizuese vendimi i tij për të mbyllur serinë e denoncimeve, pasi kishte deklaruar më parë se do të vazhdonte të tregonrte publikisht cfarë kishte ndodhur pas kuintave të LSI-së dhe ministrisë së Ekonomisë.

Por loja që hapi Prifti duket se i doli jashtë kontrollit kur nga paisjet e tij u zbuluan të tjera përgjime që implikonin atë vetë. Por duket se në vendimin e priftiti duhet të kenë ndikuar sa kërcënimet e Brahos me cantën e videove të Priftit as edhe vendimi i Gjykatës së Lartë i cili na bindi të gjithëve se ai që fliste në videon Meta-Prifti nuk ishte Ilir Meta, por ndonjë sozi e tij.

Sipas spartak Brahos, prifit ka lënë shumë filmime pas, pasi ai kishte maninë që të filmonte cdo veprim me cdo kënd që takohej dhe bisedonte, përfshi këtu edhe deputetet socialistë Gramoz Ruci dhe Tom Doshi, me të cilët kishte udhëtuar në Gjërmani, ku i kishin premtuar se do të ishte në listën e Partisë Socialiste për deputet, me kusht që të vazhdonte diskreditimin e qeverisë.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Dritan Prifti kerkon te heqe njollat Ish ministri i energjetikes Dritan Prifti nuk i ndahet gjyqesorit...
  2. Meta-Prifti, pyetën dëshmitarët e rradhës Tiranë- Seanca gjyqësore për çështjen Meta-Prifti ka vijuar sot me...
  3. Dritan Prifti: Humba një betejë, lufta vazhdon Pas këtij qëndrimi, ka reaguar Dritan Prifti i cili pohoi...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›