Kryeprokurori Gogaj: Të ulet dënimi për “të vegjlit” e drogës
06/02/2012 Prokuroria: Veprat penale që dominojnë në qarkun e Elbasanit dhe çfarë duhet bërë
ELBASAN- Në kuadrin e analizës vjetore të punës, prokurori i rrethit gjyqësor Elbasan, Elvin Gogaj, ka bërë edhe një analizë të veprave penale më të shprehura gjatë një viti në qarkun e Elbasanit. Ndër to ai rëndit vjedhjet si dominuese. “Në çështjet penale të dërguara për gjykim për veprat penale kundër pasurisë dhe në sferën ekonomike vërehet dominuese veprat penale të vjedhjeve (137 çështje) të ndjekura nga veprat penale të falsifikimeve (27 çështje). Konstatohet gjithashtu që zënë një vend dominues edhe veprat penale të ushtrimit të veprimtarisë së lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin (13 çështje) duke u vërejtur kështu një ekonomi informale që sjell pasoja në tregun shqiptar dhe dëmton përveçse personat edhe vetë shtetin”. Ndërkohë ai thotë se, sa i përket shkeljes së rregullave të qarkullimit duket se dominon dhe kërkon një ashpërsim të dënimeve jo vetëm për ndëshkim, por edhe parandalimin e tyre.
Dënimet
“Në çështjet penale të dërguara për gjykim me veprat penale kundër autoritetit të shtetit (182 çështje) dominuese janë veprat penale të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor (69 çështje) duke u bërë një faktor shumë dominues në jetën tonë, duke treguar pasigurinë e qarkullimit rrugor në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe duke na vënë para vetes detyrën për ashpërsimin e dënimeve në këtë drejtim me qëllim jo vetëm ndëshkimin, por edhe parandalimin e fenomenit”. Këtë vit është vënë re shtimi i procedimeve për lëndë narkotike dhe sidomos të personave që janë kapur me sasi të vogla droge. Në këtë rast Kryeprokurori kërkon një ulje të marzhit të dënimit për kategorinë që kapet me sasi minimale. “Një shqetësim në këtë grup veprash penale janë edhe ato për lëndët narkotike (40 çështje) ku gjejmë rastin të ritheksojmë se shfaqet shumë problematik dënimi i të pandehurve me doza të vogla të lëndës narkotike. Mendojmë se ashtu si edhe në vendet e tjera duhet të bëhen ndryshime në Kodin Penal me qëllim uljen e marzhit të dënimit në minimum në veprën penale të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve neni 283 i K. Penal, pasi i pandehuri ndëshkohet me një masë aspak të përshtatshme herë pas here”.
Plagosjet, më të zakonshmet
Plagosjet e lehta janë në rendin e veprimtarisë kriminale më të shprehur në qarkun e Elbasanit. Sipas Prokurorisë, ky lloj krimi zë një vend kryesor dhe ai kërkon një ashpërsim të dënimit për këtë vepër penale. “Për sa i përket veprave penale kundër personit dhe kundër jetës (89 çështje), vërehet se vendin kryesor e zënë veprat penale të plagosjes së lehtë me dashje (58 çështje), duke u pasndjekur menjëherë nga veprat penale të vrasjes (10 çështje). Është shumë shqetësues fakti që megjithëse punën e mirë të policisë, Prokurorisë apo edhe të autoriteteve të tjera shtetërore vërehen raste të tilla që cenojnë një të drejtë themelore e të patjetërsueshme të njeriut, siç është ajo e jetës. Ashpërsimi i dënimit mund të shihet si një politikë e mirë në këtë rast me qëllim të edukimit të masës së gjerë të njerëzve”. Ndërkohë në bazë të raportit të Prokurorisë janë dërguar gjithashtu 36 çështje penale për gjykim për veprat penale kundër mjedisit dhe 11 çështje penale për veprat penale kundër drejtësisë. Në çështjet penale të regjistruara vërehet një numër shumë i madh i procedimeve penale për veprat penale në sferën ekonomike e kundër pasurisë. Kështu këto lloj veprash penale zënë 75% të çështjeve penale të regjistruara ku numrin më të madh e zënë vjedhjet, duke u ndjekur nga veprat penale kundër pasurisë e ato të falsifikimeve.
Veprat penale kundër autoritetit të shtetit zënë 24% të çështjeve penale të regjistruara, ku vërehet dominimi i veprave penale të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, veprave penale në fushën e lëndëve narkotike, keqpërdorimi i thirrjeve telefonike.