Sekserët mësojnë vendimin e gjykatës para se të shpallet
Fier- Tre persona nuk ia kanë dalë të trukojnë një vendim të Gjykatës së Lartë, për të zhbërë vendimin e Gjykatës së Apelit në Durrës për dënimin e një vrasësi.
Sipas Prokurorisë së Përgjithshme, prokuroria e Fierit kishte nisur një hetim ndaj Agron Lumeshit, Enard Lushakajt, dhe Renato Mellarajt pasi kishin të dhëna se ata po përgatiteshin të korruptonin kryesyesin e trupës gjykuese të Gjykatës së Lartë Gani Dizdari për lirimin nga burgu të shtetasit Vilson Mellaraj, i dënuar me 20 vite burgim për vrasjen e Dorjan Sulës në vitin 1999, në Athinë.
Sipas përgjimeve rezulton se, shtetasit Enard Lushakaj dhe Renato Mellaraj, ishin interesuar për të mbledhur para tek të afërmit e tyre për të paguar dhe per te zgjidhur çështjen në favor të të dënuarit në Gjykatën e Lartë. Njeriu qe premtonte zgjidhjen e problemit ishte shtetasi Agron Lumeshi, i cili është i afërm i relatorit të çështjes, Gani Dizdari.
Gjykata e Lartë në fakt e la në fuqi vendimin e gjtykatës së apelit Durrës, që do të thotë se mekanizimi i blerjes së gjykatësve nuk ka funksionuar. Por përgjimi ka nxjerrë në dritë të tjera fakte.
Gjatë përgjimeve, policia gjyqësore ka regjistruar edhe dialogë të tillë: Po na përgjojnë, puna nuk bëhet, vendimi do të mbetet siç ishte.
Dy ditë para se kolegji penal në Gjykatën e Lartë të shpallte vendimin, sekserët ishin në dijeni të tij, pra që e kishin humbur betejën. Por ndërkohë ata ishin në dijeni edhe të fakti se po përgjoheshin, që do të thotë se ata kishin mundur të këne burimet e tyre si në radhët e trupit gjykues ashtu edhe në radhët e policisë që po i hetonte.
Të tre personat janë tashmë nën hetim për të mësuar të tjera detaje jo vetëm për tentativën e ndikimit mbi gjykatën, por edhe për mënyrën se si i mësuan paraprakisht vendimin dhe faktin që ishin nën përgjim.
Më poshtë ne ju publikojmë të plotë vendimin e Gjykatës së Lartë lidhur me këtë çështje:
VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, i përbërë nga:
Gani Dizdari Kryesues
Ardian Dvorani Anëtar
Andi Çeliku Anëtar
Mirela Fana Anëtare
Fatos Lulo Anëtar
në datën 11.05.2011 mori në shqyrtim në seancë gjyqësore çështjen penale, që i përket:
TË GJYKUARIT: VILSON MELLARAJ, i biri i Lavdërimit dhe i Xhevahires, i vtl.1979, lindur dhe banues në Fier.
A K U Z U A R:
Për kryerjen e veprës penale të Vrasje me paramendim,
Vrasje me dashje, mbetur në tentativë,
Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit.
Baza Ligjore: Neni 79/dh, 22 dhe 278/2 i Kodit Penal.
Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, me vendimin nr.94, datë 26.02.2003, ka vendosur:
Të pushojë çështjen penale në ngarkim të të pandehurit Vilson Mellaraj, akuzuar për veprat penale të parashikuar nga nenet 78, 76 e 22 dhe 278/2 të K.Penal.
Gjykata e Apelit Durrës, me vendimin nr.134, datë 22.04.2003, ka vendosur:
Ndryshimin e vendimit nr.94, datë 26.02.2003 të Gjykatës së Rrethit Durrës.
Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Vilson Mellaraj për veprat penale të parashikuara nga nenet 78 dhe 76 e 22 dhe 278/2 të K.Penal mbasi nuk provohet që i pandehuri të ketë kryer këto vepra për të cilat akuzohet.
Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, me vendimin nr.574, datë 29.10.2003, ka vendosur:
Prishjen e vendimit nr.94, datë 26.02.2003 të Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës dhe të vendimit nr.134, datë 22.04.2003 të Gjykatës së Apelit Durrës. Kthimin e akteve për rishqyrtim në Gjykatën e Shkallës së Parë Durrës, me tjetër trup gjykues.
Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, me vendimin nr.470, datë 07.07.2005, ka vendosur:
1. Të deklarojë fajtor të pandehurin Vilson Mellaraj për veprën penale të vrasjes me paramendim të shtetasit Dorian Sula dhe në bazë të Nenit 78 të K.Penal e dënon me 17-vjet burgim.
2. Të deklarojë fajtor të pandehurin Vilson Mellaraj për veprën penale të vrasjes së mbetur në tentative të shtetasit Stavri Lalo dhe në bazë të nenit 76, 22 të K.Penal e dënon me 10-vjet burgim.
3. Të deklarojë fajtor të pandehurin Vilson Mellaraj për veprën penale të mbajtjes së armës pa leje e në bazë të Nenit 278/2 i K.Penal e dënon me 1 vit burgim.
Në bashkim dënimesh dhe në mbështetje të nenit 55 të K.Penal, përfundimisht i pandehuri Vilson Mellaraj dënohet me 20 vjet burgim.
Gjykata e Apelit Durrës, me vendimin nr.344, datë 09.10.2006, ka vendosur:
Prishjen e vendimit penal nr.470 datë 07.07.2005 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe dërgimin e çështjes për rigjykim në atë gjykatë, me tjetër trup gjykues.
Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, me vendimin nr.711, datë 02.11.2007, ka vendosur:
Mospranimin e rekursit të paraqitur nga i pandehuri Vilson Mellaraj, mbrojtësi i tij dhe Prokurori pranë Gjykatës së Apelit Durrës, kundër vendimit nr.344, datë 09.10.2006 të Gjykatës së Apelit Durrës.
Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, me vendimin nr.57, datë 02.02.2009, ka vendosur:
Deklarimin fajtor të pandehurit Vilson Mellaraj për veprën penale të Vrasjes me paramendim dhe në bazë të nenit 78/1 të K.Penal dënimin e tij me 25 vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Vilson Mellaraj për veprën penale Vrasje me dashje të mbetur në tentativë dhe në bazë të neneve 76, 22 të K.Penal dënimin e tij me 12 vjet burgim.
Deklarimin fajtor të pandehurit Vilson Mellaraj për veprën penale Mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe në bazë të nenit 278/2 të K.Penal dënimin e tij me 4 vjet burgim.
Në aplikim të nenit 55 të K.Penal në bashkim të dënimeve, dënimin e të pandehurit Vilson Mellaraj përfundimisht me 25 vjet burgim.
Vuajtja e dënimit fillon nga dita e ekzekutimit të vendimit të formës së prerë dhe të vuhet në burg të sigurisë së lartë.
Gjykata e Apelit Durrës, me vendimin nr.125, datë 21.04.2010, ka vendosur:
1. Lënien në fuqi të vendimit nr.57, datë 02.02.2009 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës përsa i përket deklarimit fajtor, cilësimit juridik për veprat penale të Vrasjes me paramendim ndaj shtetasit Dorian Sula, si dhe të Vrasjes me dashje të mbetur në tentativë ndaj të dëmtuarit Stavri Lalo, vepra penale këto të parashikuara nga nenet 78/1 dhe 76-22 të K.Penal, në ngarkim të pandehurit Vilson Mellaraj.
2. Ndryshimin e vendimit nr.57, datë 02.02.2009 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, në lidhje me masat e dënimit të aplikuara ndaj të pandehurit Vilson Mellaraj, për veprat penale të parashikuara nga nenet 78/1 dhe 76-22 të K.Penal, si më poshtë:
a) Dënimin e të pandehurit Vilson Mellaraj për veprën penale të Vrasjes me paramendim, parashikuar nga neni 78/1 të K.Penal, me 17 vjet burgim.
b) Dënimin e të pandehurit Vilson Mellaraj, për veprën penale të Vrasjes me dashje të mbetur në tentativë, parashikuar nga neni 76-22 të K.Penal, me 10 vjet burgim.
3. Prishjen e vendimit nr.57, datë 02.02.2009 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe pushimin e çështjes penale në ngarkim të pandehurit Vilson Mellaraj, për veprën penale Mbajtjes pa leje të armëve luftarake, parashikuar nga neni 278/2 i K.Penal.
4. Në zbatim të nenit 55 të K.Penal, i pandehuri Vilson Mellaraj, dënohet përfundimisht me 20 vjet burgim.
Kundër vendimit nr.125, datë 21.04.2010 të Gjykatës së Apelit Durrës, në mbështetje të nenit 432 të K.Pr.Penale, brenda afatit ligjor, ka paraqitur rekurs i gjykuari Vilson Mellaraj, mbrojtësit e tij, duke kërkuar prishjen e vendimeve dhe pushimin e çështjes pasi nuk provohet që vepra penale të jetë kryer prej tij, për këto shkaqe:
- Gjykatat e faktit nuk kanë zbatuar detyrat e lëna nga Gjykata e Lartë. Procesi penal në lidhje me vrasjen