E Diel, 1 Nëntor 2026

Verimtaritë Prodhuese, kalon kredia për rrugën Tiranë-Elbasan

TIRANË-Komisioni parlamentar i Veprimtarive Prodhuese ka miratuar me konsensus kredinë për ndërtimin e rrugës Tiranë – Elbasan.
Kredia prej 50 milionë euro financohet nga Fondi për Zhvillim Abu Dhabi dhe do të përdoret për ndërtimin e segmenteve 1 dhe 3, rrugët para dhe pas tunelit. Zv/drejtori i Përgjithshëm i Rrugëve, Skënder Çota shpjegoi se, punimet për ndërtimin e kësaj rruge do të përfundojnë brenda afateve të parashikuara.
Rruga Tiranë Elbasan ishte parashikuar të kapte një kosto totale ndërtimi prej 407 milionë euro. Çdo kah i rrugës do të ketë katër korsi me gjerësi nga 3.75 metra, plus një korsi emergjence në çdo kah.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›