Obama sanksione të forta Iranit, ngrijnë asetet iraniane
UASHINGTON-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës vendosi sot sanksione më të forta ndaj qeverisë së Iranit mes të cilave edhe Bankës Qëndrore të këtij vendi.
Në një urdhër ekzekutiv, Obama u shpreh se ai kishte vendosur të ngrinte të gjithe asetet e qeverisë iraniane të cilat ndodhen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Shtetet e Bashkuara te Amerikes vendosën sanksione ndaj Iranit në fund të vitit të 2011, por sanksionet nuk përfshinin Bankën Qendrore të Iranit.
“Unë kam vendosur që sanksionet shtesë janë të nevojshme, veçanërisht në dritën e praktikave mashtruese të Bankës Qendrore të Iranit dhe bankave të tjera të Iranit për të fshehur transaksionet e palëve të sanksionuara”, beri te ditur shefi i Shtepisë së Bardhë në një letër dërguar sot Kongresit.
Presidenti Amerikan deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë një vlerësim të detajuar mbi progresin e bërë rreth pasurimit të uraniumit nga Iranit megjithatë theksoi se Shtetet e Bashkuara kane veshtiresi për të ndjekur në mënyre të vazhdueshme dinamiken politike brenda Republikes Islamike.
(d.b/BalkanWeb)