E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dritan Prifti sërish në Prokurori

Ish ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti është paraqitur për herë të dytë në prokurorinë e Tiranës pas publikimit të videos mes tij dhe Metës.
 

Deputeti Dritan Prifti është paraqitur sot në prokurinë e Tiranës për të dhënë të tjera dëshmi në lidhje me videon e publikuar ditë më parë në media.
 

Ndërkohë herën e parë që ish-ministri i ekonomisë Prifti është paraqitur në prokurori ka shpjeguar para prokurorëvë të task forcës së Prokurorisë së Tiranës të gjithë regjistrimin e bisedës mes tij dhe zv.kryeministrit dhe ministrit aktual Ilir Meta. Pas daljes nga organi i akuzës Prifti ka pohuar se ka dorëzuar në prokurori kasetën orgjinale e cila është regjistruar në zyrën e tij.
 

Ndërkohë gjatë një konferencë për shtyp ditën e djeshme Prifti i ka bërë thirrje organit të akuzës të vërtetojë sa më shpejt autenticitetin e videos dhe është shprehur i gatshëm për të bashkëpunuar me këtë institucion.
 

Ndërkohë që prokuroria ka nisur hetimin kryesisht me akuzat e shpërdorimit të detyrës dhe të të korrupsionit pasiv dhe aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›