Vidhet në Metoq rreth 1km kabëll i telefonisë fikse
Mëngjesin e sotëm, persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur kabllin prej 1 km në zonën e Metoqit, shtrirja e të cilit do të zgjidhte problemin e vendosjes së lidhjes telefonike të shkëputur prej kohësh.Ndërkaq, puna një javore që teknikët e Albtelekom zona Sarandë kanë kryer në linjën e Metoqit ka shkuar dëm.
Mësohet se mëngjesin e së mërkurës kur teknikët kanë shkuar për të mbyllur difektet e kësaj zone, kanë konstatuar se kablli 200 kopje i ri i vendosur në tubacione nën tokë nga ALPET, është vjedhur gjatë natës së kaluar. Menjëherë nga drejtuesit e Albtelekom, zona Sarandë është bërë denoncimi në polici dhe Prokurori për të cilën kanë nisur edhe hetimet. Tashmë ka nisur puna për gjetjen e autorëve .