Transparency International Prokuroria te reagoje kunder korrupsionit ne Shqiperi

Organizata Transparency International u beri sot thirrje organeve shqiptare te drejtesise qe te hetojne akuzat per korrupsion te publikuara ndaj zyrtareve te larte duke kerkuar nje rol me aktiv te prokurorise ne zbardhjen e ketyre ceshtjeve. Organizata e njohur nderkombetare publikoi nje deklarate ku theksohet se deri tani mbizoteron praktika joaktive e hetimit vetem mbi kallezime te drejtperdrejta ndersa prokuroria ka nisur vetem 1 per qind hetime kryesisht me nismen e saj. Nje perfaqesuese e Transparency International ne Tirane Inesa Hila tha se nje seri ceshtjesh hetimore per korrupsion kane ekslipsuar sistemin shqiptar te drejtesise disa pa u perfunduar ende dhe disa te tjera pa u nisur ende.
Ajo kujtoi se rekomandimet e Komisionit Europian per Shqiperine para se te marre statusin e kandidatit jane publikuar qysh ne muajin nentor duke bere thirrje partive qe te gjejne zgjidhje e ti japin fund krizes se tejzgjatur politike dhe realizimin pa humbur kohe te 12 rekomandimeve te Komisionit Europian. Transparency Albania u beri thirrje presidentit parlamentit dhe qeverise qe te ndryshojne Kushtetuten per te hequr imunitetin si nje privilegj per deputetet ministra dhe gjykatesit ne menyre qe ti hapet rruga drejtesise ne luften kunder korrupsionit. Kjo organizate deklaroi se angazhimet dhe betimet retorike ne kete pike jane te pamjaftueshme per te hetuar zyrtaret e korruptuar. Po ashtu nje fushe tjeter e antikorupsionit dhe e kapjes se shtetit eshte edhe zbardhja e financimeve te forcave politike ku sipas kesaj organizate u duhet dhene fund financimit te paligjshem te partive ne fushata zgjedhore. Sipas T.I.A. prokuroria duhet te kryeje hetime te shpejta e te pavarura.
Nje dite me pare edhe Keshilli i Larte i Drejtesise shprehu shqetesim per zvarritjet e disa proceseve gjyqesore per te cilat opinioni publik eshte vecanerisht i ndjeshem e i vemendshem si ceshtja e Gerdecit. Sipas inspektoreve te KLD eshte e patolerueshme qe vete gjyqtaret prokuroret dhe avokatet shtyjne seancat gjyqesore per mungesa te njerit apo tjetrit duke skaduar afatet e paraburgimit te 29 te pandehurve qe dyshohet se jane shkaktare per 26 te vrare ne shperthimin e Gerdecit duke rreezikuar lirimin pa u gjykuar te te arrestuarve.