E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosove HRW kerkon hetime te pavarura per akuzat e Dik Martit

Organizata Nderkombetare per te drejtat e njeriut Human Rights Watch i ka bere thirrje Misionit te Bashkimit Evropian per sundimin e ligjit ne Kosove qe te emeroje nje prokuror te larte te pavarur per te hetuar akuzat per krime te kryera nga disa ish drejtuesit e Ushtrise lirimtare te Kosoves. Kjo organizate po ashtu ka nenvizuar se nje program i permiresuar per mbrojtjen e deshmitareve eshte i nevojshem per te pasur nje hetim te besueshem.

Muajin e kaluar raportuesi i Keshillit te Evropes Dick Marty nxiti zemerim ne Kosove me pretendimet se udheheqes te larte te Ish Ushtrise lirimtare dhe kryeministri aktual Hashim Thaci jane te perfshire ne veprimtari te paligjshme perfshire edhe trafikimin e organeve njerezore. Raporti i zotit Marty pritet te debatohet javen e ardhshme ne Asamblene Parlamentare te Keshillit te Evropes. Zoti Marty ne nje interviste dhene portalit Albinfo ne Zvicer thote se raporti i tij nuk eshte i drejtuar kunder shqiptareve dhe as kunder ish Ushtrise lirimtare te Kosoves.

Ne prag te debatit per kete raport edhe kryeministri ne doreheqje i Kosoves Hashim Thaci ka kerkuar nisjen e hetimeve rreth akuzave te Dick Martyt. Ne nje leter qe ia ka derguar Sekretarit te Pergjithshem te Keshillit te Evropes ai u bene thirrje te gjitha autoriteteve pergjegjese ne vecanti EULEX-it qe hetimet te fillojne sa me pare qe eshte e mundur duke ofruar bashkepunimin e plote te qeverise se Kosoves.

Prokurore te EULEX-it nderkaq kane diskutuar me koleget e tyre ne Tirane per te siguruar mbeshtetjen ne procesin e hetimeve rreth pretendimeve te zotit Marty se veprimtarite e paligjshme te pjesetareve te ish Ushtrise lirimtare jane kryer ne disa zona te Shqiperise.

Ky mision i ka bere kerkese edhe vet zotit Marty qe te ofroje cdo fakt qe mund te kete rreth kesaj ceshtjeje por ende nuk ka marre nje pergjigje.

Organizata Human Rights Watch ka terhequr verejtjen se hetimi duhet te permbushe disa kritere per shkak te sic thuhet veshtiresive te kryerjes se tyre duke vene theksin ne mbrojtjen e deshmitareve.

eshtja e ketyre pretendimeve ishte ceshtje e nje seance gjyqesore ne Gjykaten e Qarkut ne Prishtine ndaj kater pjesetareve te komunitetit serb te dyshuar per sic thuhet blerje te deshmive te rrejshme rreth trafikimit te organeve njerezore gjate luftes ne Kosove. Konfirmimi i kesaj akuze eshte shtyre per 29 mars. Sipas prokurorise kater serbet e dyshuar kane ofruar shuma te medha parash ne kembim te deklaratave te rrejshme per trafikim dhe transplantim organesh ne kohen e luftes ne Kosove. Te arrestuar ne qershor te vitit 2009 ata ishin liruar per mungese provash nga nje gjykates i EULEX-it ndersa ceshtja e tyre u ngrit serish pas raportit te zotit Marty.

Human Rights Watch u ka bere thirrje fuqive perendimore qe krahas mbeshtetjes se hetimeve nga ana e EULEX-it te shtojne trysnine edhe ndaj Serbise per ndricimin e fatit te personave te zhdukur perfshire edhe te trupave qe jane zhvarrosur shkaterruar ose rivarrosur ne Serbi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›