Mirditë: 2 persona në pranga
Në rrethin e Mirditës dy persona janë prangosur nën akuzën e “Vjedhjes në bashkëpunim”. Policia ka arrestuar Jetmir Prenga 21 vjeç dhe Mark Mulla 25 vjeç.
Sipas të dhënave të fundit të policisë, mësohet se pas kontrollit në banesën e shtetasit Prenga janë gjetur një armë zjarri pa leje. Ndërkaq, të dy të rinjtë akuzohen dhe për “Dëmtim të pronës”.
Materialet do ti referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale të “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit”, “Shkatërrim të pronës” dhe “Vjedhjes së kryer në bashkëpunim”.