Korçë, arrest me burg për vrasësin e biznesmenit Marsel Grabocka
Gjykata e Korçës ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për autorin e vrasjes së biznesmentit Marsel Grabocka. Sipas informacioneve të fundit ,shtetasi Niko Tanço i është lënë në burg nga Prokuroria e Korçës pasi është shpallur fajtor për vrasjen e kunatit të tij Marsel Grabocka, ndërkohë që për vrasjen e biznesmentit akuzohet edhe motra e tij Vasilika Tanço.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur disa ditë më parë në lagjen nr. 13, në Korçë ku Marsel Grabocka u gjet i vdekur pasi ishte qëlluar me pistoletë.
Fillimisht, çifti i akuzuar për vrasjen është përpjekur që t`i hedhë dyshimet e policisë tek disa borxhe që viktima kishte krijuar.
Po sipas të njëjtave burime, ka rezultuar se motivi i kësaj vrasjeje ka qenë pronësia e përbashkët e një biznesi që Vasilika Tanço ka pasur me vëllain e saj Marsel Grabocka.