E Diel, 1 Nëntor 2026

Dritan Prifti takim me biznesin

Ministri i ri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Dritan Prifti, takimin e parë në këtë funksion e ka kryer me përfaqësues të Dhomës Amerikane të Tregtisë. Hapja e Bursës së Tiranës dhe kthimi i Albinvestit, si një sportel me një ndalesë për investitorët e huaj, janë disa nga drejtimet ku do fokusohet kjo ministri, bëri me dije ministri Prifti. Marrëdhëniet me biznesin, do të bëhen më të ngushta, ka deklaruar ministri Prifti, teksa i garantoi ata për mbështetje të vazhdueshme. Drejtuesit e Dhomës Amerikane të Tregtisë falenderuan ministrin për iniciativat që po ndërrmer për përmirësimin e mëtejshëm të klimës së biznesit në vend.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›