Këshilli Bashkiak i kërkon llogari Ramës
Këshilli Bashkiak i Tiranës i ka kërkuar kryetarit të Bashkisë që të prezantojë personalisht ose përmes të deleguarve të tij, planin rregullues të Tiranës. Plani i shumëpërfolur duhej të paraqitej në mbledhjen e paradites, por Kryetari i Këshillit ka refuzuar prezantimin e tij me regjistrim, të mundësuar nga një studio private, pasi kjo mënyrë nuk lejon vërejtjet mbi paqartësitë e këtij projekti.
Në këtë mbledhje të parë të Këshillit Bashkiak, pas zgjedhjeve të 28 qershorit, u zëvendësuan edhe 10 këshilltarët që tashmë kanë marrë mandatin e deputetit. Kjo mbledhje është gjithashtu e para prej vitit 2007, ku Partia Socialiste nuk ka më mazhorancën.