E Diel, 1 Nëntor 2026

LSI hedh poshte akuzat e Dritan Priftit Qendrime lucinante qe vijne per shkak te te gjendurit nen presion

25-09-2010 / Gazeta 55

Levizja Socialiste per Integrim ka reaguar sot permes sekretarit te Pergjithshem Luan Rama lidhur me deklaratat e nje dite me pare te anetarit te saj te kryesise dhe ish ministrit te Ekonomise Dritan Prifti. Zyrtari i LSI-se hodhi poshte pretendimet e djeshme te Priftit se Ilir Meta ka patur kontakte me Edi Ramen per cenuar stabilitetin qeverises ne vend. Rama tha se Dritan Prifti prej kohesh ndodhet i transferuar ne krahet e Edi Rames por tha ai kjo eshte nje zgjedhje e personale e tij.
Transferimi ne krahet e Edi Rames eshte nje zgjedhje e tij dhe cdo akuze e bere kunder kryetarit te LSI-se ne rastin konkret jo vetem eshte e pabaze por dhe e trilluar ne menyre qesharake. Dhe nje here e theksoj se kryetari i LSI-se Z. Meta nuk ka nje atribut tjeter vecse te shprehe dhe te mbroje interesat e LSI-se pervecse te jete ne linje te plote me vendimet qe mbajne forumet kolegjiale te LSI-se- u shpreh Luan Rama.
Ai mohoi mbledhjen e kryesise per te marre nje veprim paraprak lidhur me lsquorebelimin e Priftit duke nenkuptuar se LSI nuk do te ceke standardin e saj demokratik nga deklaratat apo halucinacionet e individeve te caktuar.
Gjithashtu Luan Rama kujtoi se LSI mbetet e hapur edhe per te akuzat per korrupsion ndaj zyrtareve te saj duke i kerkuar Inspektoriatit te Larte te Deklarimit te Pasurive te hetoje pasurine 1.8 milione euro te deklaruar vetem pak jave me pare nga Dritan Prifti dhe qe u kthye ne nje molle sherri dhe akuzash te ndersjellta mes mazhorances dhe opozites.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›