Kushtet e pranimit në programet e studimit
Autori i Lajmit: red.
1. Për t u pranuar në një program studimi të ciklit të parë apo program të integruar të studimit të ciklit të dytë, kandidati duhet të ketë përfunduar me sukses Maturën Shtetërore, të zotërojë një diplomë tjetër studimi të fituar jashtë vendit, të vlerësuar ekuivalente me të ose të zotërojë një diplomë të lëshuar nga një Institucion i Arsimit të Lartë. Institucionet publike të Arsimit të Lartë mund të përcaktojnë në pëputhje me aktet ligjore në fuqi edhe kritere të veçanta pranimi për kandidatët, të cilët kanë mbaruar Maturën Shtetërore, të cilat i bëjnë publike të paktën një vit para fillimit të pranimeve tё radhës në institucion.
2. Për t u pranuar në një program studimi të ciklit të dytë kandidati duhet të zotërojë diplomë të nivelit të parë ose diplomë tjetër studimi të fituar jashtë vendit, të vlerësuar ekuivalente me të. Institucionet publike të Arsimit të Lartë përcaktojnë në rregulloret mësimore përkatëse kritere specifike për pranimin e studentëve në çdo program studimi të ciklit të dytë, që lidhen me drejtimin e formimit të tyre në ciklin e parë dhe kualitetin e përgatitjes individuale të studentëve, bazuar dhe në rekomandimet e Këshillit të Arsimit të Lartë dhe Shkencës. Këto kritere specifike bëhen publike para fillimit të pranimeve tё radhës në institucion.
3. Për t u pranuar në një program studimi të doktoratës kandidati duhet të zotërojë diplomë të nivelit të dytë, diplomë të integruar të nivelit të dytë apo diplomë tjetër studimi të fituar jashtë vendit, ekuivalente me to. Institucionet publike të Arsimit të Lartë përcaktojnë kritere specifike të pranimit në programet e doktoratës, bazuar dhe në rekomandimet e Këshillit të Arsimit të Lartë dhe Shkencës. Këto kritere bëhen publike para fillimit të pranimeve tё radhës në institucion.
4. Për t u pranuar në një program studimi specializimi afatgjatë kandidati duhet të zotërojë diplomë të nivelit të dytë, diplomë të integruar të nivelit të dytë, apo diplomë tjetër studimi të fituar jashtë vendit, ekuivalente me to, dhe të plotësojë standardet akademike të kritereve të pranimit të institucionit respektiv. Institucionet publike të Arsimit të Lartë përcaktojnë kritere specifike të pranimit në këto programe studimi, bazuar dhe në rekomandimet e Këshillit të Arsimit të Lartë dhe Shkencës, të cilat bëhen publike para fillimit të pranimeve tё radhës në institucion.
5. Për t u pranuar në një program studimi “Master i Nivelit të Parë” (MNP) kandidati duhet të ketë përfunduar së paku një program studimi të ciklit të parë, si dhe të plotësojë standardet akademike të kritereve të pranimit të institucionit respektiv për këto programe studimi, të cilat bëhen publike para fillimit të pranimeve tё radhës në institucion.
6. Për t u pranuar në një program studimi “Master i Nivelit të Dytë” (MND) kandidati duhet të ketë përfunduar së paku një program studimi të ciklit të dytë apo program të integruar të studimi të ciklit të dytë, si dhe të plotësojë standardet akademike të kritereve të pranimit të institucionit respektiv për këto programe studimi, të cilat bëhen publike para fillimit të pranimeve tё radhës në institucion.
7. Për t u pranuar në një program studimi jouniversitar, të natyrës profesionale, kandidati duhet të ketë përfunduar me sukses Maturën Shtetërore ose të zotërojë një diplomë tjetër studimi të fituar jashtë vendit, të vlerësuar ekuivalente me të, si dhe të plotësojë standardet akademike të kritereve të pranimit të institucionit respektiv për këto programe studimi, të cilat bëhen publike të paktën një vit para fillimit të pranimeve tё radhës në institucion.
8. Ekuivalentimi i titujve të studimit të fituar jashtë vendit me qëllim pranimin në programet e ndryshme të studimit të ciklit të dytë dhe të tretë, bëhet nga Institucionet e Arsimit të Lartë, duke respektuar aktet ligjore e nënligjore në fuqi, si dhe marrveshjet ndërkombëtare.
Ky lajm është publikuar: 28/05/2008