Pano: “Ja si shënova golin e parë në Evropë”
Autori i Lajmit: red.
Legjenda Panajot Pano është edhe autori i golit të parë në Evropë, që firmosi edhe fitoren e parë të Shqipërisë në eliminatoret e Kampionatit Evropian. Një gol në fitoren 1-0 me Danimarkën, në tetor të vitit 1963. Panajot Pano për momentin ndodhet në Shtetet e Bashkuara për arsye familjare. Por gjen kohë të përshkruajë atë gol historik. “Sa ka vlerë një gol! Nuk ka gol pa vlerë se fundja për atë luhet futboll: për të shënuar apo për të mos pësuar...Goli im me Danimarkën në Tiranë pati një vlerë të madhe se u shënua shumë shpejt (3 ) dhe publiku i pranishëm në “Qemal Stafën” tonë dhe e gjithë Shqipëria e kanë ndjekur me shumë kënaqësi ndeshjen deri në fund si fitimtarë." "Ka qenë një pasim i Lin Shllakut nga e majta e sulmit tonë. Kam dribluar dhe sa jam afruar tek zona e 16-shes në krahun nga tribuna qendrore, kam gjuajtur rrufeshëm në krahun e djathtë të portës daneze nga ana e qytetit. Portierit i ka kaluar topi nën duar se ishte fare rrafsh me tokën dhe me shpejtësi shumë të madhe e godita plotësisht...Ishte goli i parë në shkallë evropiane dhe ndaj një skuadre shumë të fortë, e cila u rendit e 4-ta...Të mos harrohet edhe fakti tjetër: ne nuk pësuam gol...”, - përfundon lojtari shqiptar i shekullit dhe presidenti i nderit të FSHF-së.
Ky lajm është publikuar: 28/05/2008