Rama: Prokuroria, hetim per klanin "Berisha-Fazllic"
TIRANE - Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama i kerkon Prokurorise se Pergjithshme te hetoje cdo dokument e gjurme te trafikut te armeve, qe eshte bere nga Shqiperia dhe lidhjet qe ka kryeministri Sali Berisha me te arrestuarin Fazllic. Duke akuzuar direkt qeverine si te kapur nga korrupsioni, Rama i beri dje thirrje kryeprokurores Ina Rama, te kontrolloje cdo lidhje qe kryeministri ka me marifetciun e prangosur ne Bosnje, Damir Fazllic. "Dalja ne drite e fijeve qe lidhin me Shqiperine, me klanin kryeministror e me Sali Berishen personalisht, nje personazhi te akuzuar per te gjitha te zezat ne rajonin tone, na tregoi se veprimtaria e paligjshme me qellim fitimi e ketij rrethi njerezish ka nisur qysh me krijimin e qeverise se votuar ne tre korrik te vitit 2005 per te luftuar korrupsionin", akuzoi Rama. Sipas kreut socialist, grabitja e fondeve publike permes projektit te rruges Durres-Kukes, shperthimi i Gerdecit me pasoje vdekjen e 26 njerezve te pafajshem dhe aktiviteti i paligjshem ekonomik ne bashkepunim me kete marifetci te spikatur te botes se korrupsionit ballkanik, jane prova uleritese te vizionit, misionit dhe aksionit qeverises te Sali Berishes, i cili, sic tregojne faktet e bera publike, e ka vene qeverine e Shqiperise ne sherbim te interesave ekonomike te klanit te tij qysh javen e pare te punes. Bazuar ne keto akuza, Rama ngriti pyetjet se kur do te nderhyre organi i akuzes per te marre ne zoterim dokumentet e bera publike nga shtypi per te hetuar ne thellesine e klaneve qe lidhin Fazllic me klanin Berisha. Po keshtu sipas Rames, Prokuroria duhet te bllokoje menjehere llogarite bankare qe Fazllic ka pasur ne Shqiperi, qe s'i ka paguar asnje qindarke shtetit nderkohe e ka qarkulluar shuma te dyshimta parash ne sasi te medha. "Kur do te thirret perpara organit te akuzes kjo lule e fushates antikorrupsion te vitit 2005, qe sot endet rrugeve te botes pa imunitet per te perfaqesuar Shqiperine dhe ne nderkohe ben nje rruge e dy pune, nga njera ane flet per punet e jashtme te vendit tone te perbashket me te medhenjte e botes dhe nga ana tjeter kujdeset per punet e brendshme te klanit Berisha me Fazllicet e interesave te paligjshme", ironizoi Rama. Kreu i selise roze u shpreh se personazhi i arrestuar ne Bosnje, ka regjistruar disa kompani te perbashketa me klanin kryeministror dhe mesa duket nga gjurmet e mbetura ne dokumente origjinale, ka kryer se bashku me njerez te besuar te Sali Berishes operacione te paligjshme ekonomike. "Dalja ne drite e kesaj hallke tjeter te zinxhirit te rende te korrupsionit qeveritar, tregon se as grabitja e fondeve publike nga rruga Durres - Kukes, as punishtja e vdekjes ne Gerdec, nuk jane te shkeputura nga nje skenar i kapjes se shtetit dhe i ngritjes se nje sistemi klanor korrupsioni qe ka si tutor kryeministrin Sali Berisha", akuzoi Rama. Rozeta Rapushi