E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dritan Çuko: “Kësaj kombëtare i mungon përvoja”

Eleminatoret e kampionatit europian kanë shtuar ethet në radhët e
kuqezinjve të rrjetave. Ekipi i drejtuar nga trajnerët Ylli Tomorri dhe Ilo Koja ka lënë kryeqytetin dhe i është drejtuar qytetit bregdetar të Durrësit, ku po kryen fazën përgatitore në prag të përballjeve me Azerbajxhanin. Listës së volejbollistëve për aventurën europiane nuk kishte sesi t'i mungonte edhe emri i titullarit të ekipit kombëtar dhe skuadrës së Gjenevës ku ai luan aktualisht, Dritan Cuko. Në një intervistë për ‘Panorama Sport' numri 11 i helvetëve u shpreh se të gjithë duhet të japin maksimumin në ky grumbullim.

Cuko prej disa ditësh jeni bashkuar me kuqezinjtë për eleminatoret e kampionatit evropian. Si po shkon grumbullimi në Durrës me ekipin kombëtar?
Është një gjë e mirë që megjithë kushtet e vështira financiare që ka Federata Shqiptare e Volejbollit gjen forcën të organizojë edhe pjesëmarrjen në aktivitetet e tilla. Kjo vlen shumë për t'u përshëndetur pasi bënë të mundur edhe përfaqësimin e nivelit të volejbollit shqiptar në arenën ndërkombëtare. Grumbullimi megjithëse është i shkurtër, duhet të thënë se shumica e volejbollistëve vijnë direkt nga kampionati. Ata kanë qenë në kontakt me aktivitetin me volejbollin, pra janë në një gjendje të mirë sportive. Ky grumbullim do të jetë shumë i nevojshëm për lojtarët e rinj, të cilëve u mungon eksperienca. Megjithatë në këto dhjetë ditë grumbullim duhet të japim maksmimumin. Gjithashtu kërkohet një përkushtim nga të gjithë lojtarët që të përfaqësohemi sa më dinjitozë pse jo edhe me një sukses. Përsa i përket ekipit kundërshtar të Azerbajxhanit nuk kemi asnjë informacion ose ndonjë kasetë ndeshjeje që ata kanë zhvilluar. Them se cdo gjë është e realizueshme nëqoftëse ekipi do të arrijë të kordinohet shumë mirë dhe që cdo lojtar të merret vesh me njëri-tjetrin. Dhe falë kësaj ne mund të pretendojmë për një rezultat pozitiv.
Miqësorja me malazezët, testi i parë i kuqezinjve përpara Azerbajxhanit...
Është dicka shumë e mirë që përpara një ndeshjeje zyrtare të ballafaqohemi me një ekip. Unë nuk e di më saktësisht se në cfarë gjendje është përfaqësuesja e Malit të Zi, por di që skuadra e Podgoricës ka një ekip shumë më të mirë. Pra besoj që edhe kombëtarja do të ketë një nivele të lartë. Është një provë e mirë para ndeshjes zyrtare për kampionatin evropian. Aty mund të shohim realisht se në cfarë gjendje jemi, se cfarë vlerash kemi. Shpresoj që edhe në miqësoren me Malin e Zi të arrijmë një rezultat pozitv pasi kjo do të na jepte më shumë kurajo për ndeshjen e 8 majit. Pasi sic e thashë edhe me lart ekipit tonë kombëtar i mungon përvoja. Krahasuar me shumë përfaqësuese të tjera të cilat marrin pjesë në shumë aktivitete të ndryshme apo edhe miqësore sepse i kanë edhe kushtet, kjo gjë ekipit tonë i mungon. Uroj dhe shpresoj që këtë të mos e ndjejmë.
E ndiqni kampionatin shqiptar?
Realisht jo. Kam kohë që jam i shkëputur. Megjithatë gjithmonë informohem dhe pyes se si kanë luajtur miqtë dhe ish-kolegët e mi me të cilët jam aktivizuar këtu në Shqipëri apo se kush doli kampion. Ëshët bërë një kohë e gjatë që nuk kam parë një ndeshje të kampionatit shqiptar. Me atë se cfarë ndoqa ditën e parë të grumbullimit në stërvitje vura re se ka ende shumë lojtarë të rinj, por që janë me shumë prespektivë për ekipin përfaqësues të Shqipërisë. Kanë standartin, shtatlartësinë dhe treguesit e duhur pozitiv por që u mungon eksperienca dhe u duhet të punojmë edhe më shumë. Megjithëse e rëndësishme është që te ata vullneti dhe koha që kanë në dispozicion nuk mungon që më pas të bëhen lojtarë titullarë dhe shumë të mirë.
Si mendoni a ka ndryshuar dicka në volejbollin shqiptar, nga koha që ju jeni larguar?
Është vështirë që të arrish në një konkluzion të tillë. Në kohën kur kam luajtur unë kushtet e stërvitjes kanë qenë pak më të mira se sa ato që janë tani aktualisht. Megjithatë drejtuesit e Federatës Shqiptare të Volejbollit dhe shumë persona e dashamirësit e volejbollit mundohen që të bëjnë maksimumin dhe të ndihmojnë lojtarët në përmirësimin e kushteve të stërvitjes. Por me atë se po cfarë shohim dhe cfarë po ndjekim fakti që Shqipëria po kalon një krizë, sigurisht edhe vetë volejbolli po kalon një situtë të tillë jo të këndshme. Pikërisht këta njerëz që angazhohen, që kanë kontribuar dhe vazhdojnë të kontribuojnë që volejbolli në Shqipëri të ekzistojë dhe të përfaqësohet sa më denjësisht në arenën ndërkomëbater ashtu si edhe në të kaluarën meritojnë respekt dhe falenderime.
Cfarë parashikoni në këto eleminatore?
Ashtu sic e thashë edhe më përpara është shumë e vështirë për aq kohë sa nuk ke një informacion për skuadrën me të cilën do të përballesh në parket. Përpara cdo aktiviteti ekipet njihen më nga afër me skemat e kundërshtarit, por tek ne kjo është e parealizueshmme. Në fakt dy nga volejbollistët e ekipit kombëtar të Azerbajxhanit i kam parë. Një fitore ndaj Azerbajxhanit nuk përjashtohet, pra është e mudnshme për t'u arrtiur.
Do t'iu tundonte ndonjë ofertë nga Shqipëria?
Tani për tani jo. Më vonë nuk i dihet. Por besoj që jo sepse jeta ime e ka marrë një drejtim dhe ajo është Gjermania ose Zvicra, aty edhe ku po jetoj aktualisht.
I kënaqur me aventurën helvete?
Dy vitet e fundit po luaj me ekipin e Gjenevës. Ashtu sic ka përfaqësuar ekipi i Dinamos volejbollin shqiptar, ashtu mund të cilësohet edhe skuadra e Gjenevës në kampionatin zviceran. Kohët e fundit Gjeneva ndodhen në krizë financiare. Në këto dy vite e kemi përfunduar kampionatin në vendin e tretë, gjë që ka qenë edhe objektiv i ekipit. Te Gjeneva jam i kënaqur.
Olgert Serani (Panorama Sport)
Eleminatoret e kampionatit evropian
Meshkuj
Ndeshja I, 8 maj
Shqipëri – Azerbajxhan
Ndeshja II, 11 maj
Azerbajxhan - Shqipëri
Femra
Ndeshja I, 8 maj
Britani e Madhe – Shqipëri
Ndeshja II, 11 maj
Shqipëri – Britani e Madhe

Dritan Cuko
Datëlindja 29.05.74
Vendlindja Lushnjë
Gjatësia 1.93
Numri i fanelës 11
Pozicioni diagonalist

Shenja e horoskopit binjakët
Hobi motorët
Ngjyra blu
Filmi i preferuar Kampioni
Kënga e preferuar Jenny
Këngëtari i preferuar Adriano Celentano
Këngëtarja e preferuar të gjitha
Aktori i preferuar Al Pacino
Aktorja e preferuar Julia Roberts
Idhulli në sport M. Jordan
Makina e tij Masserati
Cilësia luftarak
Të metat urren humbjet

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›