K. Ronaldo, lojtari i gazetarëve

Gazetarët e shtypit sportiv anglez zgjodhën Kristiano Ronaldon si "lojtarin më të mirë të vitit" në Premier Ligë. Asi portugez i Mancester Junaitid u preferua më shumë se sa Fernado Torrez (i dyti) dhe portieri i Portsmuthit, Dejvid Xhejms. Ky është cmimi i dytë për Kristiano Ronaldon brenda pak ditëve, pas atij të marrë nga Shoqata e Lojtarëve Profesionistë.